E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni del nga binarët dhe eksplodon, në Belgjikës

Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, mes qytetit Shelebele dhe Vetern. Të paktën dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën.

Zjarri solli për pasojë shpërthimin e tre prej 12 vagonëve. Kjo detyroi autoritetet belge të shpërngulin të paktën 300 banorë që ndodheshin pranë zonës ku ndodhi aksidenti, transmeton Albinfo.

Shkaqet e këtij aksidenti nuk janë mësuar ende, por raportohet se treni i mallrave po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Autoritetet belge thanë se nuk ekziston ndonjë rrezik për shëndetin publik, pavarësisht se në njërin prej vagonëve kishte cianur. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›