E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD feston 22 marsin me koncert e miting në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit Gjinushi: 22 marsi rrëzoi TIRANE- Në ditën e 20 vjetorit të fitores së partisë së parë opozitare pas 20 viteve të diktaturës, PD dhe aleatëve të saj më 22 mars të vitit 1992, do të zhvillohet një ceremoni e madhe në sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet.

Grupi organizator bën me dije se këto festime do të jenë në formën e një spektakli, me pjesmarrjen e këngëtarëve më të mirë shqiptarë, të cilët do performojnë për anëtarët e simpatizantët e PD.

Kjo festë e këtyre përmasave u paralajmërua në mbledhjen e 16 marsit, që kryeministri Berisha zhvilloi me krerët lokalë të PD-së. Ai deklaroi se duke shfrytëzuar pushimin për Sulltan Nevruzin, do ketë pjesmarrje të gjithë.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›