E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 mars 92, PD feston sot 20 vjetorin e fitores

TIRANE- Festohet sot me nje koncert madheshtor ne kryeqytet 20 vjetori i fitores se Partise Demokratike, në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992.

Kreu i PD-se, njeheresh kryeministri i vendit ka njoftuar pak kohe me pare, ne mbledhjen e mbajtur ne PD me kreret e partise ne rrethe per rendesine qe do t’i kushtohet kesaj dite, cilesuar prej tij si ndaresen nga regjimi i eger dhe cnjerezor dhe nisjen e lirise.

Koncerti do te nise ne orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet dhe do te vijoje pergjate dites. Mesohet se festimet do shtrihen në të gjitha qytetet e vendit dhe do nisin nga selia qendrore e PD.

Ky 20 vjetor, sipas Berishes do te festohet me nderimet qe i takojne, pasi kete vit përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›