Homazhe te Teatri i Operas e Baletit për Uruçin

Esmeralda Uruçi
TIRANE- Homazhe ne hollin e Teatrit Kombetar te Operas e Baletit, per nder te ish ministres se Kultures, Esmeralda Uruçi, ndare nga jeta nje dite me pare, si pasoje e gjendjes se perkeqesuar shendetesore.
Homazhet do te mbahen nga ora 10.00-11.00, ku familjare, miq, te aferm e kolege do t’i bejne nderimet e fundit.
Uruci, drejtuese e ministrisë së Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, mbeti e plagosur në një aksident rrugor më 17 dhjetor të vitit të kaluar në aksin Tiranë-Durrës. Pas kesaj, shendeti i saj ka ardhur duke u perkeqesuar.
Makina me të cilën udhëtonte ajo së bashku me bashkëshortin e saj u përplas me një automjet tjetër dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe dy bashkëshortët.
Nje dite me pare, parlamenti mbajti një minutë heshtje në nder të ish ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta pak orë më parë. Me propozim të Pandeli Majkos, në emër të një grupi deputetësh të opozitës kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtje.
Ish ministrja Esmeralda Ururçi është një politikane, e cila ka lenë pas një model qetësie. Ka dhënë më shumë se sa ka marrë nga politika- tha Majko.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dërgoi ngushëllimet të sinqerta familjes dhe të afërmëve.