Sulm i përgjakshëm në Herat të Afganistanit
12 të vdekur e 20 të plagosur është bilanci i një sulmi me bombë ndaj forcave policore në Afganistan. Ngjarja ka ndodhur në Herat, jo larg bazave të militantëve radikalë islamikë. Me këtë sulm shtohen tensionet në vend pak javë para zgjedhjeve presidenciale.