Gjermania Gati te ndihmojme Shqiperine
Ne rast te nje demonstrate tjeter te dhunshme ne Shqiperi Gjermania eshte e gatshme te ndihmoje Shqiperine. Kristiandemokrati Roderich Kiesewetter konfirmoi dje Gjermania do te ndihmonte Shqiperine ne rast se i kerkohej ndihme por me kusht qe politika shqiptare te arrije pajtimin dhe qe drejtesia te ndeshkoje kedo qe shkel ligjin.
Jemi te gatshem te ndihmojme nese eshte e nevojshme por eshte vendimtare qe shoqeria civile shqiptare politika shqiptare te mberrije ne nje proces pajtimi qe te mbizoteroje mungesa e dhunes qe te hiqet dore nga dhuna dhe qe populli te dalloje ne ceshtjen e shtetit ligjor se qeveria dhe drejtesia ndeshkojne pa leshuar pe shkeljet e ligjit pa marre parasysh se kush i ka urdheruar ato dhe kush i ka zbatuar ato. Nuk mund ta tolerojme ne Evrope qe shteti ligjor te mos kete me vend - theksoi anetar i Komisionit te Bundestagut per Politike te Jashtme Evropiane dhe Sigurise. I pyetur sesi e vlereson Partia Demokristiane CDU si dhe Parlamenti gjerman gjendjen aktuale ne Shqiperi Kiesewetter shprehet se Gjermania shpreson se gjendja eshte shqetesuese dhe se shpresohet nga ky vend qe te kete pajtim. Kiesewetter kerkoi qe te hetohen ngjarjet e 21 janarit e sidomos veprimet e policise. Ne e shohim gjendjen ne Shqiperi me shqetesimin me te madh edhe per arsye te njohjes sime personale me gjendjen. Une vete isha si drejtues delegacioni ne shtator ne vend u takova edhe me Kryeministrin Berisha fola edhe me zotin Rama fola me kryetaren e parlamentit. Ne shpresojme qe te kete shume shpejt te kete nje proces shoqeror civil ne pajtim. Jemi shume te tronditur dhe shpresojme qe cdo perdorim dhune te ndalet dhe para se gjithash veprimet e policise pa marre parasysh rangun te hetohen intensivisht dhe personat pergjegjes te mbajne pergjegjesi. Lidhur me qendrimin gjerman ndaj refuzimit te qeverise shqiptare dhe policise per te ndaluar anetare te gardes se republikes sic kerkohet prej prokurorise Kiesewetter tha se nje shtet qe deshiron anetaresim ne BE duhet te veproje sipas ligjit. Fillimisht dua te them se Shqiperia duhet ta zgjidhe vete kete problem te politikes se brendshme. Per kete arsye nuk me duket me vend te jap keshilla nga jashte vendit por nje shtet qe deshiron te behet anetar i Bashkimit Evropian duhet te zoteroje sjellje ne trajtimin brenda vendit qe perputhen me shtetin ligjor dhe ne iu bejme thirrje te gjithe personave pergjegjes qe parimet e BE-se per shtetin ligjor te respektohen. Anetari i Komisionit te Bundestagut per Politike te Jashtme Evropiane dhe Sigurise ne intervisten per DW theksoi se para se lideret te mbledhin popullin ne manifestime e mitingje te jene ata ne fillim qe te mundohen te dialogojne dhe te arrijne nje zgjidhje mes tyre. Mendoj qe populli shqiptar e di mjaft mire se cfare ka rendesi dhe ne rast se ky proces rrjedh ne fryme pajtimi atehere ne vetem sa mund ta pershendesim por perpara sesa populli te mblidhet ne rruge dhe sheshe e konsideroj absolutisht te rendesishme qe qeveria dhe opozita pas dyersh te mbyllura te kerkojne dialogun dhe qe tema si ceshtja e zgjedhjeve te vitit 2009 ceshtja e sjelljes se parlamentit aftesia e parlamentit per te funksionuar ceshtje te shtetit ligjor te drejtesise korrupsionit te trajtohen dhe qe te arrihet nje zgjidhje mirekuptimi ne politiken e brendshme. Ne e konsiderojme absolutisht te rendesishme qe Shqiperia ti zgjidhe vete keto probleme edhe per te treguar se eshte ne gjendje qe si kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian te trajtoje veshtiresite e brendshme.Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ne nje interviste dhene per radiotelevizionin italian RAI ka deklaruar se procesi i integrimit te vendit ne BE eshte axhenda kryesore e mazhorances aktuale. Nderkaq Haxhinasto ka theksuar se Italia eshte avokatja e pare e proceseve integruese te vendit ne BE.