PD hap fushatën, Berisha: Me 23 qershor përballen dy filozofi, votoni për Shqipërinë në Europë
Nga kryeqyteti i vendit, Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale. E konceptuar si një koncert festiv, me pjesmarrjen e këngëtarëve më të mirë në vend, sheshi Nënë Tereza mblodhi mijëra qytetarë të Tiranës, por edhe nga rrethet e tjera të vendit në mbeshtetje të forcës së tyre politike dhe aleancës së djathtë.
Kreu i mazhorancës, Sali Berisha në fjalën tij drejtuar elektoratit, tha se në zgjedhjet 23 qershorit përballen dy filozofi, ajo e bllokimit dhe e vokacionit perëndimor. Duke prezantuar skudrën e deputetëve të PD për këtë qark, ai tha se secili prej tyre në qëndër të vëmendjes dhe punës së tij ka dhe do të ketë interesin e qyetarëve. Kryeministri ka ironizuar edhe emërtimin e aleancës së majtë Për një Shqipëri Europiane, duke e vlerësuar cinike dhe po aq të vërtetë sa zotimin e 1 prillit.
Jam sot këtu për tu zotuar para jush se asnjëri nga këto gra dhe burra nuk janë deputetë të partisë, por secili prej tyre janë deputetët të qytetarit, të qytetarit të Tiranës dhe Shqipërisë. Për ne, në cdo kohë i pari është qytetari, interesat, idealet dhe problemet e tij. Zgjedhjet e 23 qershorit janë për cdo qyetatr zgjedhje e madhe për vitet që vinë. Me 23 qershor qytetarët shqiptarë, qyetarët e Tiranës janë të ftuar të vendosin për alternativën, modelin e vokacionit të tyre perëndimor. Gjithcka kemi realizuar për vendin tonë ka qenë rezultat i përpjekjeve të shqiptarëve për vokacionin e tyre perëndimor. Ne jemi sot të lirë se për ne nga gjenerata në gjeneratë ky vokacion u mbrojt dhe u ruajt. Kosova sot është e lirë se cështja e shqiptarëve u bë cështje e perëndimit, viokacioni jonë perëndimor triumfoi dhe ngadhënjeu. Këta burra që keni sot përpara në asnjë ditë, asnjë orë nuk i lejuan kurrë vetes të kundërshtojnë këtë vokacion. Shqiptarë dhe shqiptare 23 qershori është zgjedhje e madhe. Alternativa tjetër nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj që bëri gjithcka për ta vendos kombin jashtë hapësirës perëndimore. Bëri gjithcka për të bllokuar integrimin në KiE, bëri gjithcka për të bllokuar anëtarësimin në NATO, për të bllokuar vizat. Ajo alternativë bëri gjithcka për të privuar shqiptarët nga pasaporta e shkëlqyer e statusit kandidat. Me cinizëm ekstrem mundohen të na shesin Aleancën për Shqipërinë Europiane. E vërtetë kjo, sa cështë zotimi i 1 prillit. Le të votojmë për veten tonë, fëmijët tanë, për Shqipërinë në Europë, Shqipërinë e Integruar. 23 qershori është dita e gjykimit tuaj tha Berisha .