E Diel, 1 Nëntor 2026

PD hap zyrtarisht fushatën, Berisha do të prezantojë kandidatët për deputetë

Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet ka nisur koncerti madhështor mes qindra e mijëra njerëzve të mbledhur në shesh, koncert ky që starton dhe nisjen zyrtarisht të fushatës elektorale të PD për garën e madhe të 23 qershorit.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka hedhur paralele me fushatën e dy viteve më parë për zgjedhjet lokale duke u shprehur besimplotë se i njëjti rezultat do të përsëritet edhe në 23 qershor. Nuk ka dashur ta konsiderojë armik pasardhësin e tij, e megjithatë e cilësoi si bllokator të zhvillimit të vendit dhe ëndrrës europiane të shqiptarëve.

Dy vjet më parë lamë pas të shkuarën. Shqiptarët ishin mes një zgjedhje, të votonin politikanin që ishte pjesë e konfliktit apo një politikan që do shërbente qyetetarit. Tirana e refuzoi dhe zgjodhi alternativën tonë, e shërbimit qytetar. Kemi në zbatim projekte madhështore që po e shndërrojmë Tiranën në një model europian. Kur mora detyrën deklarova se Edi Rama nuk është armiku ynë, por cfarë mund të them sot, ai bllokoi integrimin europian. Sot do ishim vend kandidat për tu anëtarësuar në BE. Ai nuk është armiku ynë, por cfarë është dikush që i mohon vendit të tij integrimin, e la larg një mundësie të artë, të arritur me shumë mund. Nuk është dhe nuk mund të jetë mik i Tiranës, shqiptarëve dhe Shqipërisë. Misioni dhe pasioni i tij është një dhe vetëm një bllokimi, është i njëjti model që i thamë lamtumirë në këtë shesh dy vite më parë, të përfitimeve personale dhe ruajtjes së pushtetit partiak. Sot njerëzit kanë mundësi të zgjedhin një politikë që në qendrë të tyre ka qytetarin. Nuk kam dyshim për zgjedhjen e qytetarëve të Tiranës, por jam i bindur se kjo alternativë do të përqafohet nga të gjithë qyetarët e vendit. Shqiptarët janë para kësaj zgjedhje, ata do zgjedhin më shumë puënsim, jetë më të mirë, modelin që punon për të përmirësuar jetën e tyre, ju do të zgjidhni integrimin, do zgjidhni PD dhe alternativën e saj për ta cuar përparatha Basha.
Ndërkaq më pas kryeministri Berisha do të mbajë fjalën e rastit si dhe do të prezantojë skuadrën e deputetëve të PD për qarkun më të madh të vendit Tiranën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›