E Diel, 1 Nëntor 2026

PD hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit

Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.

Njoftimi i bë dje nga vetë kryeministri Berisha në faqen sociale Facebook ku ftoi të gjithë qytetarët nga Tirana dhe gjithë Shqipëria të marrin pjesë në hapjen e fushatës që do të shoqërohet dhe me një koncert të madh.

Të dashur miq! Në orën 19:30, në sheshin Nënë Tereza, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim sebashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e Fitores sonë të re! shkruante dje kryeministri në Facebook.

Ndërkohë, gjatë paradites kryeministri do të jetë në Elbasan për inaugurimin e fillimit të punimeve të hidrocentralit të Devollit dhe në një takim me biznesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›