Arratiset i dënuari, pezullohet drejtori i burgut të Peqinit
Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit Saimir Salla. Pezullimi i tij është bërë pas arratisjes nga burgu të një të dënuari për vrasjen e një polici.
Mësohet se Romeo Rustemaj, i dënuar me 10 vite burg për vrasje në rrethana të cilësuara të një oficeri policie, nuk është rikthyer në burgun e Peqinit pas lejes shpërblyese 5-ditore.
I dënuari kishte marrë leje më datën 7 maj dhe duhej të kthehej dje në qelinë ku vuante dënimin, por ai ka thyer rregullat duke mos u kthyer.
Ndërkohë Romeo Rustemaj tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.