E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD hedh sfidën: Të hiqet imuniteti për të gjithë zyrtarët

Tiranë- Të vendosur për të hequr imunitetin e zyrtarëve të lartë Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë nisur mbledhjen e firmave, duke bërë që deklaratat për ta përmbushur këtë kusht të BE-së të shfaqen me vepra konkrete.

Dokument i cili raportohet se i është dorëzuar mesditën e sotme Kuvendit i hap kështu rrugë diskutimeve në komisionin përkatës duke filluar që nga java e ardhshme, e për ta mbyllur si çështje deri në përfundimin e sesionit parlamentar.

Drafti i dorëzuar nga mazhoranca përmban 5 nene dhe hartuesit e tij deklaruan se ai përben në fakt një tekst të përshtatur në shqip për të cilin edhe socialistet kanë shprehur dakordësinë e tyre. Bëhet fjalë për dokumentin e Euraliusit, misionit të BE-së për drejtësinë dhe PACE-s, projektit të Këshillit të Evropës për luftën kundër korrupsionit.

Në bazë të tyre i hiqet imuniteti: kryeministrit, ministrave, deputetëve, anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët, Avokatin e Popullit, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nëse ligji ndryshon deputetët dhe ministrat mund të ndiqen penalisht pa patur nevojë më parë për leje nga Parlamenti.

Po ashtu u hiqet imuniteti të gjithë gjyqtarëve që mbroheshin nga organet sipër tyre. Këto kërkesa për ta ndryshuar Kushtetutën duhet të kalohen me 93 vota deputetesh, çka vetëkupton që duhen edhe konsensusi i opozitës.

Çështja e heqjes së imunitet për zyrtarët e lartë në Shqipëri risillet vazhdimisht sërish në vëmendjen e opinionit publik kur dy liderët e forcave kryesore politike në vend bëjnë deklarata të ndërsjellta duke fajësuar njëri-tjetrin për ngecjën e procesit, e duke u shprehur dakord për ta votuar.

Unë e ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama të votojë heqjen e imunitetit. Të mos dëgjojë më këshillin e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë, të mos dëgjojë më nënkryetarin në hije të Partisë Socialiste që mbron pasuritë e tij nën hijen e imunitetit, të bëjë zgjidhjen midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit që e voton për 20 vite me radhë. Mos të dalë nga tribuna në tribunë të vajtojë për varfërinë, atë e nxit korrupsioni- tha më herët zoti Berisha.

Heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi? Gënjeshter! Tom Doshi është Këshilli i Miliardereve në PS sdo heqjen e imunitetit vijon KM! Ligësi e gjallë, PS ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht, edhe për veten, pa imunitet, me votën e tij e tonën!- shkroi së fundmi Rama në Twitter.

Çështja e heqjes së imunitetit është e një rëndësie të madhe në luftën kundër korrupsionit e cila valvitet ndër kriteret kryesore që BE i ka vënë si kusht Shqipërisë për ti ndezur ose jo dritën jeshile në Tetor të këtij viti për të marrë statusin e vendit kandiat në familjen e madhe evropiane.

IDEA po publikon të plotë kërkesën:

REPUBLIKA E SHQIPËISË

KUVENDI

PROJEKTLIGJ

Nr.     ,date _________

PËR DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.  8417, DATË 21.10.1998  KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83, pika 1 dhe 177, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 73 paragrafi 1 dhe 2 ndryshohen si vijon:

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose ndonjë lloj tjetër përgjegjësie për mendimet e shprehura dhe votat e hedhura në Kuvend në ushtrim të detyrave dhe të drejtave të tij si deputet. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose të privohet nga liria personale e tij në ndonjë formë, dhe ai nuk mund ti nënshtrohet kontrollit vetjak ose të shtëpisë së tij/saj në qoftë se dhe për sa kohë, Kuvendi (ose një organ i caktuar i tij) kërkon zbatimin e imunitetit te deputetit ndaj këtyre masave. Kuvendi mund ta kërkojë zbatimin e imunitetit vetëm me arsyen se po cenohet ndjeshëm funksionimi i Kuvendit. Kuvendi duhet të njoftohet menjëherë sapo që nis të ekzekutohet ndonjëra nga masat e mësipërme.

Për çështjet e parashikuara në kete paragraf, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer te mbyllura për arsye të mbrojtjes së të dhënave, por vendimi merret me votim të hapur.

 Neni 2

Neni 126 ndryshohet si vijon:

Gjyqtarët i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqen civilisht ose penalisht për opinione dhe vendime të nxjerrja në ushtrim të funksioneve të tyre. Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese  rregullon procedurat për të garantuar përgjegjësinë e tyre për shkelje të kryera jashtë  funksionit të tyre në kushte të njëjta si përgjegjësia e deputetëve.  Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të arrestohet apo ti hiqet lira në çfarëdo forme pa  autorizimin e vetë gjykatës, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatës Kushtetuese që mund të vendosë për heqjen e masës.

Neni 3

Neni 137 ndryshohet si vijon:

Gjyqtarët nuk mund të ndiqen penalisht ose civilisht për shprehje të përdorura dhe vendime të marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore, përveçse për krime të paramenduara të parashikuara në mënyrë specifike të Kodin Penal.

Gjyqtari nuk mund të arrestohet apo ti hiqet lira në çfarëdo forme pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Këshillin e Lartë të Drejtësisë që mund të vendosë për heqjen e masës.

 Neni 4

Neni 61 paragrafi 3, neni 103 paragrafi 3, dhe neni 165 paragrafi 2  të Kushtetutës, shfuqizohen.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, dhe prek të gjitha hetimet dhe procedurat e nisura.

Kryetare

Jozefina Topalli (Çoba)

RELACION PËR PROJEKTLIGJIN

PËR DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.  8417, DATË 21.10.1998  KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË NDRYSHUAR

Me qëllim reformimin e plotë të sistemit të imuniteteve të parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe për ti sjellë ato në përputhje me standartet ndërkombëtare në këtë fushë, me qëllim rritjen në një stad të ri të luftës ndaj korrupsionit dhe përjelljen e mesazhit për konsolidimin e barazisë përpara ligjit, si dhe në zbatim të rekomandimeve ndërkombëtare dhe detyrimeve në rrugën e integrimit europian që ka Republika e Shqipërisë, paraqesim këtë iniciativë ligjvënese për ndryshimin e Kushtetutës në nenet respektive që kanë të bëjnë me imunitetin.

Teksti i amendamenteve të propozuara është ai që kanë propozuar Misioni PACA, në fushën e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe Misioni EURALIUS në fushën e imunitetit të gjyqtarëve.

Relacionet e hartuara nga Projekti i Këshillit të Europës (PACA) dhe i Bashkimit Europian (EURALIUS) përbëjnë pjesë të relacionit shpjegues të kësaj inic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›