E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas skandalit, ministrat reklamojnë vlerat e Kristalit

Tiranë- Edhe pse universiteti privat Kristal u përfshi në një skandal për shitje diplomash, reklamimet për cilësitë e tij nuk kanë munguar dhe këtë herë nga vetë ministrat.

Sipas televizionit Vizion Plus, zv/ ministrja e Arsimit Nora Malaj dhe i sapoemëruaruari në krye të Ministrisë së Shëndetësisë Vangjel Tavo kanë qenë moderatorët e një konference të zhvilluar në ambientet e këtij universiteti.

Por më e çudithsmja është se vetë zv/ ministrja ka përmendur disa herë vlerat e këtij universiteti, duke e anashkaluar hijen e skandalit që fshihet pas tij.

Vetëm pak kohë më parë Ministria e Arsimit i hoqi licensën këtij universiteti për studentët e vitit të parë, dhe ai do të jetë nën mbikqyrje gjatë gjithë vitit. Madje mbi skandalin e shitjes së diplomave nisi një hetim edhe Prokuroria. Ndërkohë vetë numri dy i Arsimit i ka mohuar publikisht këto akuza duke treguar vlerat e universitetit, ndërkohë vetë zonja Malja duhet të jetë ajo që duhet të mbikqyrë universitetin.

Mbështetjen për këtë universitet nuk e ka fshehur edhe kolegu i saj i LSI- së, aktualisht ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo i cili ka kërkuar që të rritet bashkëpunimi me universitetet private.

Vetëm pak muaj më parë universiteti privat Kristal u bë pjesë e një skandali për shitjen e diplomave i publikuar nga mediat italiane. Djali i kreut të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi, sipas mediave italiane ka blerë një diplomë tek ky universitet. Sipas tyre ai nuk ka qenë fare në Shqipëri, nuk di fare shqip dhe është dplomuar brenda një viti, dhe të gjithë këta element të shtyjnë të mendosh se diplima e tij është blerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›