PS: Vendimi për Beratin, dhunim i së drejtës

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të ankimimit të saj nga KQZ-ja për qarkun e Beratit. Zëdhënësja e kësaj partie Armela Imeraj u shpreh në një konferencë për shtyp se "vendimi i shumicës së KQZ për të mos lejuar transparencën mbi procesin zgjedhor të Beratit, është një dhunim i të drejtës ligjore për rivlerësimin e fletëve të pavlefshme e për numërimin e një sërë kutish të dyshuara në atë qark. Sipas saj kjo përbën një shprehje kuptimplotë jo vetëm të frikës që ka Sali Berisha nga zbardhja e krimit elektoral të 28 qershorit, por edhe të gjendjes kritike të demokracisë sonë pas 28 qershorit.
"Parlamenti i ri i Shqipërisë në NATO dhe në dyert e Bashkimit Europian nuk mund të jetë legjitim pa u zbatuar ligji zgjedhor, Partia Socialiste nuk mund të zmbrapset në detyrimin e saj për të mbrojtur liri e të drejta shqiptarësh që as na i ka dhënë e as na i merr dot Sali Berisha përfundoi Imeraj.