PD ankimon rezultatin zgjedhor të Lezhës
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), miratoi sot në mbrëmje kërkesen ankimore të paraqitur nga PD që kërkon anullimin e vendimit të KZAZ-së nr. 37 të qarkut Lezhë, për tabelën përmbledhëse të rezultateven të zgjedhjeve te 28 qershorit. Objekt i ankesës se paraqitur nga PD është kundërshtimi i vendimit të KZAZ-se nr.37, anëtaret e së cilës pa asnjë arësye nuk kanë përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultateve të kësaj KZAZ-je 11qendra votimi. Përfaqësuesi juridk i PD-se Ivi Kaso kërkoi që KQZ të anullojë vendimin e kësaj KZAZ-je, si dhe të ndërmarrë sanksione ndaj komisionereve te kesaj zone te administrimit zgjedhor për moszbatim të ligjit, duke i përjashtuar ata nga administrata zgjedhore. Nesër paradite KQZ pritet të shqyrtojë ankimimet për qarkun e Tiranës, ndërsa pasdite ato për qarkun e Shkodrës.