E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqiptarë, për shumë vjet Krishtlindjen!”

26-12-2012 / Gazeta 55

Papa Benedikti uron në gjuhën shqipe
 
Papa Benedikti XVI u ka uruar besimtarëve katolikë në mbarë botën festën e Krishtlindjes. Papa ka dhënë sot mesazhin e urimeve ne 65 gjuhë të Botës, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe. “Për shumë vjet Krishtlindjen!”, ndërkohë që sheshi u përfshi nga pasthirrma gëzimi dhe duartrokitje. 
Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen, shpresën dhe humanizmin.
Në mesazhin e tij Papa Benedikti XVI bëri apel që të ndalet gjakderdhja në Siri, duke uruar që konflikti të zgjidhet sa më shpejt përmes dialogut. “Paqe për popullin sirian, thellësisht të lënduar nga një konflikt, që nuk kursen as personat e pambrojtur, viktima të pafajshëm. Bëj thirrje që të ndalet gjakderdhja dhe që përmes dialogut të gjendet një zgjidhje politike për konfliktin”, u shpreh Papa. Mijëra persona u mblodhën sot në Vatikan për të dëgjuar fjalimin, që u mbajt pas meshës se Krishtlindjes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›