E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spartak Ngjela prezanton programin e partisë të tij

12/12/2008  I shoqëruar dhe nga deputeti Gilman Bakalli

DURRES- Spartak Ngjela nuk ka mundur të krijojë në Durrës strukturat e partisë që ai drejton. Për të dytën herë Ngjela ka ardhur në qytetin bregdetar në përpjekje për të mundësuar të “çajë” të djathtën, por këtë herë i shoqëruar nga deputeti Gilman Bakalli. Nën siglën “Ligj dhe drejtësi" Ngjela ka tentuar edhe në Durrës të krijojë partinë më të re që i është shtuar spektrit të djathtë politik. Avokati Spartak Ngjela në cilësinë e kreut të kësaj partie, ka prezantuar në Durrës programin, me të cilin do të konkurrojë forcat e tjera politike. Ngjela ka shpjeguar për simpatizantët dhe firmëtarët e kësaj partie, arsyet që e çuan në krijimin e një force të re politike, nën logon "Ligj dhe drejtësi”. Sipas Ngjelës, politika aktuale ndodhet në krizë, pasi mungon ligji dhe drejtësia. Në këtë takim kreu i PLD-së dhe Spartak Ngjelës shoqërohej nga deputeti Gilman Bakalli, i cili ka akuzuar Partinë Demokratike se po shkel me këmbë të drejtat e qytetarëve dhe se nuk po mban premtimet e dhëna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›