E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka thumbon Berishën

12/12/2008  Kyedemokristiani Nard Ndoka nuk ka ngurruar të lëshojë shigjeta në drejtim të lidershipit të PD-së. Ai ka kujtuar se si partia kryesore e mazhorancës aktuale qeverisëse sulmoi demokristianët dhe u përpoq që t’i eliminonte politikisht. Sipas tij, PDK-ja nuk kërkon të bëhet pjesë e pushtetit për përfitime personale. Megjithatë, Ndoka ka deklaruar se partia që përfaqëson është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë ata politikanë që e quajnë veten vërtet të djathtë. Ai u shpreh se është i përkushtuar të ndërtojë një grupim të ri brenda të djathtës, duke lënë të kuptohet bashkëpunimin me partinë e re të Spartak Ngjelës dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›