Durrës,bllokohen 4 mjete të vjedhura

Katër automjete luksoze të bllokuara është përfundimi i një aksioni i ndërmarrë nga policia e qarkut Durrës, ndërsa katër drejtuesit e automjeteve ndiqen penalisht për trafikim të mjeteve motorike. Operacioni i koduar "Credit Car" i zhvilluar nga seksioni kundër krimit të organizuar mundësuan ndalimin dhe më pas bllokimin e automjeteve, që dyshohet të jenë të vjedhura,të blera me kredi, të marra me qera, apo në formë 'mashtrim siguracioni'. Ndalimi dhe më pas bllokimi i automjeteve është bërë në rryget kryesore të qytetit të Durrësit. Drejtoria e policisë së Durrësit në bashkëpunim më Interpol Tiranën ka filluar verifikimin për të përcjellë drejt vendeve përkatëse automjetet e bllokuara. Ndërsa në qarkun e Durrësit mendohet të ketë një numër të lartë të automjeteve të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Ndërsa hetimet pritet të përcaktojënë edhe shkallën e implikimit të secilit prej tyre apo shitësve të mjeteve