Gjirokastër, trafikonte klandestinë,arrestohet

Një 23 vjecar është arrestuar mbrëmë nga policia e Gjirokastrës teska po tentote të kalonte në shtetin grek në mënyrë klandestine 3 shtetas. Sipas njoftimit të policisë operacioni i arrestimi i Aleksandër Llambi Zhaka u krye mbrëmë rreth orës 23. 20 nga ana e Specialistëve të Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. 23 vjecari banues i fshatit Bodar të rrethit të Përmetit u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur Ura e tretë në Përmet, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin Grek, së bashku me 3 shtetas të tjerë ndërmjet tyre dhe një femër nga fshati i tij , të cilët po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Të gjithë këta shtetas janë shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime më të specializuara . Sipas hetimeve Aleksandër Zhaka i kishte marrë përsipër të ndihmonte për të kaluar kufirin drejt Greqisë, në mënyrë të paligjshme këta shtetas kundrejt fitimit prej 700 Euro për person. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit , kundrejt përfitimit"