PD-ja vazhdon lobimin në Lindjen e Mesme

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme i Kuvajtit, Merzuk El Ganim, i ka premtuar delegacionit të Partisë së Drejtësisë që po qëndron për vizitë atje, se në kohën më të shkurtër do të hapin debatin parlamentar për Kosovën.
Sipas tij, komisioni që ai udhëheq do t’i dërgojë shkresën Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kuvajtit për të njohur sa më parë pavarësinë e Kosovës.
Partia e Drejtësisë nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se kryetari i saj, Ferid Agani dhe nënkryetari, Amir Ahmeti, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Kuvajt.
Sipas komunikatës në Parlamentin e Kuvajtit, delegacioni i Partisë së Drejtësisë është pritur nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme Merzuk El Ganim, nga kryetari i Komisionit Ndërparlamentar ndërmjet Kuvajtit dhe Shqipërisë, Velid Tabtabai si dhe me një numër të madh të parlamentarëve tjerë kuvajtian. (Kosovapress)