Kurti kritikon jotransparencën
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Kosovës synojnë të fshehin nga opinioni çështjen e përcaktimit të kufirit ndërmjet dy vendeve.
“Mendoj se Podgorica dhe Prishtina zyrtare po përpiqen që çështjen e kufirit ta mbajnë larg opinionit. Nuk bëhet fjalë vetëm për përpjekjen që të përjashtojnë qytetarët nga procesi i përcaktimit të kufirit, por edhe të fshehin informatën nga ata”, ka thënë ai, për gazetën e Podgoricës “Vijesti”.