E Diel, 1 Nëntor 2026

PD ka bërë të ditur kandidatët për kryetar të Pejës dhe të Prizrenit

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, në një konferencë për media ka bërë të ditur dy kandidatura të reja, atë të komunës së Prizrenit dhe të Pejës.

Për kryetar të Prizrenit do të kandidojë Pajtim Kosova, ndërsa për të parin e Pejës do të kandidojë Mehedin Syrça. Që të dy kandidatët u shprehën optimistë në atë që do të punojnë në të mirë të qytetarëve të komunave të tyre dhe presin përkrahjen e tyre.

Agani ka theksuar se deri sot kjo parti ka prezantuar vetëm 5 kandidatë dhe pritet që së shpejti të bëhet prezantimi edhe i kandidaturave të komunave të tjera.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›