Basha: Koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi këtë të mërkurë kryeministrin Edi Rama për borxhin publik.
Me anë të një videoje të shpërndarë në “Facebook”, zoti Basha vlerëson se sipas tij kryeministri Rama premtoi ulje të borxhit, ndërsa situata flet për realitet mjeran dhe një borxh publik të shtuar.
Kreu i PD Basha shprehet se: “Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
“Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ju kujtohet kur Edi Rama premtonte uljen e borxhit publik? Krejt e kundërta ndodhi! Prej 2013, borxhi publik u rrit me 3.25 miliardë euro. Rama ka dështuar. Shqipëria sot është më e varfër. Nëse këtë nuk e ndalim sot, fëmijët dhe nipërit tanë do të punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet që merr kjo qeveri. Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i rikthejmë Shqipërisë shpresën” shprehet kreu i PD Lulzim Basha.