Kryeministri Rama në Turqi: Kapitull i ri bashkëpunimi mes dy qeverive!

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se kjo vizitë është për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik.
Vizita e kryeministrit Ramës e cila do të vijojë dhe më 7 Janar do të përqëndrohet tek marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë.