Përplasja për Vlorë-Orikum/ Presidenca: Bëhet fjalë për marrëveshje të re, duhet rinegocim

Përmes një konference për mediat, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Meta, Edmond Panariti, doli për të përgënjeshtruar deklaratat e paradites së sotme të ministres së Financave, Anila Denaj, në lidhje me përplasjen Presidencë-Qeveri për rrugën Vlorë-Orikum. Presidenca thotë se bëhet fjalë për një marrëveshje të re dhe duhet rinegociuar.
“Si mund të quhet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja e parë u zgjidh nga qeveria shqiptare, kur zgjodhët nuk ka më fuqi juridik. Ligji kërkohet që të negociohet dhe më pas të nënshkruhet një marrëveshje e re. Pra, zonja ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra për të përmbushur, por siç duke as nuk i keni lexuar. Shprehimisht presidenti i kërkoi kryeministrit që të merren të gjitha masat për të metat procedurale të praktikës. Ministrja i referohet si precedent ligjit të vitit të kaluar, kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përmbushni sa më parë detyrimet që ju ngarkon Kushtetuta dhe ligji. Të mos dënohet kredibiliteti i Republikës së Shqipërisë, në raport me partnerët ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Panariti.