E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision i Posaçëm për verifikimin e procedurave për Investimet Strategjike

7 deputetë të PD kërkojnë nga Kuvendi ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për verifikimin e Investimeve Strategjike. Në kërkesën dërguar Kuvendit, PD shkruan se ky komision do të ketë një afat pune 6-mujor nga dita e miratimit të këtij vendimi dhe do të këtë në përbërjen e saj 14 anëtarë, 7 nga PS dhe 7 nga PD.

Qëllimi i ngritjes së këtij komisionit të posaçëm është verifikimi i procedurave që ndiqen për dhënin e statusit të investitorit strategjik.

 “Me qëllim shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, vlerësimin e mundësisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” me qëllim parandalimin e të gjitha praktikave të paligjshme, abuzive apo korruptive, duke pasur parasysh edhe rëndësinë thelbësore që ka për ekonominë tonë rritja e përthithjes së investimeve vendase dhe të huaja, nëpërmjet procedurave të ligjshme, transparente dhe meritokratike, çmojmë të nevojshme ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Investimet Strategjike”, thuhet në kërkesën e PD.

7 deputetët e PD Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj theksojnë në kërkesën e tyre se megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, ai u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

Kërkesa e PD për Kuvendin

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›