E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD kërkoi moskandidimin e Qerim Ismailajt, KAS hedh poshtën ankesën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike që Qerim Ismailaj nga Partia Socialiste të mos kandidonte për bashkinë e Mallakastrës në radhët.

Duke iu referuar verifikimit të deklarimeve në formularët e deklarimit për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi me shumicë votash moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 48, datë 07.04.2023, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 300, datë 05.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Verifikimi i deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Ndalimin e kandidimit të kandidatit për kryetar bashkie të Mallakastrës, shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›