PD kërkon përjashtimin e Spiropalit me 10 ditë nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese ndaj Spahos

Partia Demokratike i ka dërgua kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e ministres Elisa Spiropali, me argumentin se ka përdorur një gjuhë provokuese dhe fyese në seancën e 23 shkurtit ndaj deputetit Edmond Spaho, i cili ishte i përjashtuar.
Kërkesa është bërë nga 10 deputetë të PD ku ndër të tjera shkruhet se “këto sjellje janë të patolerueshme dhe të padenja për një ministre dhe një deputete të Kuvendit të Shqipërisë”.
PD kërkon përjashtimin e ministres Spiropali me 10 ditë si masë disiplinore.
Shkak për këtë u bë ironia që ministrja Spiropali bëri ndaj Edmond Spahos në Kuvend, ku tha se “do jetë në zemrat tona bilbilfryrësi i revolucionit”.
/rtsh.al/