Ekzekutohet në qendër të qyteti një 65- vjeçar
POGRADEC- Vetëm një ditë pas vrasjes së Kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj një tjetër ekzekutim trindit opinionin publik shqiptar.
Një 65- vjeçar, i identifikuar si Fatmir Muhaxhiri është qëlluar me armë për vdekje në qendër të qytetit të Pogradecit.
Policia tha se ende nuk dihet motivet e ngjarjes, ndërsa ka arrestuar menjëherë autorin e vrasjes, Rome Myrteza.
Efektivët e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.