E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Cefa: Për KLD-në të panevojshme

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, ishte sot përpara anëtarëve të Këshilli, duke theksuar se ndryshimet për zgjedhjen e anëtarëve të KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të tyre nga politika.

Në këtë seancë të Këshillit të Legjislacionit, Gjykata Kushtetuese refuzoi të japë opinionin e saj rreth nismës ligjore të PS-së. "Kjo gjykatë e ka të nevojshme të ruajë anësinë dhe maturinë e saj në dhënien e mendimeve paraprake në çështje të tilla që mund të kenë implikime në vendimmarrjen e saj të ardhshme. Ndaj ajo nuk mund të japë një mendim paraprak lidhur me propozimin e një grupi deputetësh", thuhet në shkresën zyrtare që Gjykata Kushtetuese i  ka përcjellë Këshillit të Legjislacionit. 

Drejtuesi i seancës së sotme dëgjimore, Ilir Rusmali, tha se në mbledhje ishte ftuar për të dhënë mendim dhe Prokurorja e Përgjithshme dhe Avokati i Popullit, të cilët nuk u paraqitën. /Start/

                                                                                             2012-09-14 10:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›