E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet nga Duma kritiku i Putinit

Deputetët e Dumës Shtetërore ruse votuan të premten për të pezulluar ligjvënësin Genadi Gudkov, pasi prokurorët e akuzuan atë për përfshirje në veprimtari të paligjshme tregtare ndërsa ishte pjesë e parlamentit.

Me një votim prej 291 vota pro, 150 kundër dhe me tre abstenime, ligjvënësit pezulluan ligjvënësin, që është një kritik i hapur i presidentit Vlladimir Putin dhe udhëheqës i opozitës politike.

Gudkov tha se lëvizja kundër tij është e motivuar politikisht.

Deputetë nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar dhe Partia Liberale Demokratike e Rusisë votuan në favor të mocionit për ta përzënë atë, ndërsa ata nga partia “Vetëm, një Rusi” dhe të Partisë Komuniste votuan kundër.

Këto dy parti i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë mbi ligjshmërinë e dëbimit të Gudkovit.

Asnjë rast penal nuk është hapur në lidhje me rastin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›