E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kundershton idene per rivotim ne Tirane Nuk ka arsye ligjore

Partia Demokratike kundershton mundesine e perseritjes se votimit per Bashkine e Tiranes. Zedhenesja Albana Mustafaraj ne nje deklarate per shtyp u shpreh se kjo nuk eshte ligjore dhe as morale.

Sot ndersa u njohem me deklaraten e fundit absurde nga selia e PS nuk mund te mos pohojme se hipoteza e rivotimit eshte kryekeput qesharake dhe mashtruese. Kandidati i Aleances per Qytetarin z. Lulzim Basha qe ka marre 81 vota me shume se sa kandidati tjeter nuk ka asnje arsye ligjore dhe morale te kerkoje te mbyse zerin e qytetareve qe i kane deshmuar atij mbeshtetjen me te madhe tha zedhenesja e PD-se.

Lidhur me pretendimin e PS-se per gjetjen e me shume fleteve votimi se sa votues ne shume qendra Mustafarja u shpreh se PS nuk ka paraqitur dot asnje ankese te vetme per mosperputhjen e te dhenave ne tabela.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›