E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD mban më 6 maj mitingun përmbyllës

TIRANE- Partia Demokratike do të mbajë mitingun e saj përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve vendore ditën e premte.

Policia e Tiranës njoftoi për kërkesën e PD-së. Në njoftim thuhet se PD-ja ka kërkuar që mitingu i saj përmbyllës të mbahet më 6 maj ora 19.00 deri në 21.00 në Sheshin Nënë Tereza.

Sipas policisë edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka depozituar kërkesën e saj zyrtare, për mbajtjen e mitingut përmbyllës më 5 maj, ora 18.00 deri më 20.00 në Sheshin Nënë Tereza Tiranë.

Policia garantoi marrjen e masave për garantimin e sigurisë dhe të rendit publik për zhvillimin normal të tubimeve, ndërsa njoftoi ndalimin e qarkullimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga Ura e Dajtit deri në Sheshin Nënë Terezanë këto data gjatë zhvillimit të tubimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›