E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e hënë Këshillin Kombëtar me katër pika në rendin e ditës. Ashtu siç është deklaruar, ky organ i dalë nga zgjedhjet Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut do të vendosë më 30 gusht për emrat e drejtuesve të strukturave të partisë.

Rendi i ditës

1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në selinë e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›