PD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Përpara për Shqipërinë e zhvilluar
TIRANE – Demokratët i përmbahen traditës dhe përmbyllin fushatën zgjedhore në Tiranë, me një miting në sheshin "Nënë Tereza”. Përpara mbështetësve të mbledhur në shesh, po mbajnë fjalimet e tyre me radhë të gjithë drejtuesit e listave të kandidateve nëpër qarqe.
Mitingu pritet të përmbyllet me fjalimin e kryeministrit Berisha, i cili do të përmbledhë premtimet dhe zotimet e demokratëve, të cilët kërkojnë mandatin e tretë më 23 qershor.
Në fjalën e tij në miting, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha sulmoi liderin e PS-së, Edi Rama, të cilin e cilësoi si model të dështimit.
“Ju ftoj sot nga ky shesh i mbushur më shumë se kurrë më parë të ecim përpara për Tiranën moderne dhe evropiane, përpara për Shqipërinë e zhvilluar, për fitoren e çdo shqiptari.”- u shpreh Basha.
PATOZI: VOTONI 44 DHE BERISHEN, VETEM KESHTU DO ECIM TE GJITHE BASHKE PERPARA
“Partia demokratike ndryshoi me shpejtësi Vlorën, Sarandën dhe Delvinën duke investuar mbi 800 milionë euro në 8 vite. Shqipëria është vend më i respektuar, më dinjitoz në 8 vitet e qeverisjes sonë. Ne kemi ende rrugë për të bërë, për të arritur në projektin tonë të madh për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Është fantastike, është e jashtëzakonshme Tirana sot në këtë prag fitoreje. Ftoj çdo vlonjat, sarandjot, delvinjot, ftoj të gjithë demokratët, qytetarët pa parti por edhe socialistët e mashtruar që ditën e 23 qershorit të votojnë PD-në, të zgjedhin 44, të votojnë Sali Berishën se vetëm kështu ne do të ecim të gjithë bashkë përpara.”
(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)