E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, vdes edhe pacienti i katërt nga ethet hemorragjike

PRISHTINE - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një tjetër pacient nga ethet hemorragjike. Viktima është mashkull 31-vjeçar nga Komuna e Malishevës. Kjo njëherësh shënon edhe vdekjen e katërt për këtë sezon.

Lajmi është konfirmuar për “Express” nga shefi i repartit të infektologjisë në QKUK, Sali Ahmeti.

“Sot në orën 10:00 mjekët e kanë konstatuar vdekjen e njërit nga tre pacientët që kanë qenë në gjendje të rëndë deri më sot. Viktima është nga Komuna e Malishevës”,- ka thënë Ahmeti për “Express”.

(er.nu/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›