Bregu: Shqiptarët votojnë këtë fundjavë modelin që e çoi Shqipërinë përpara
TIRANE – Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu fton qytetarët që të mbështesin Partinë Demokratike në zgjedhjet e së dielës.
"Të gjithë kemi një vendim të rëndësishëm për të marrë, për të zgjedhur modelin që do ta çojë Shqipërinë përpara, modeli i Kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike e për të vulosur njëherë e mirë humbës modelin e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, thënë ndryshe modelin e bllokimit, bojkotit, grevave të urisë që me çdo kusht donin të bëheshin pengesë e rrugës drejt progresit. E gjitha kjo vetëm e vetëm për të përfituar personalisht Edi Rama.", tha Bregu në një konferencë për mediat.
Ministrja Bregu kujtoi arritjet e kësaj qeverie, ndërsa akuzoi liderin e PS-së për bllokime e mashtrime.
"Mos të harrojmë. Kemi punuar së bashku për të mundësuar lëvizjen e lirë në Europë, ndërsa Edi Rama protestoi. U bashkuam të gjithë për firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE, ndërsa Rama e fishkëlleu atë." "Edhe kur ne plot krenari u anëtarësuam në NATO, Rama ishte prap duke protestuar. Rama edhe kur nuk proteston, ofendon.", - nënvizoi Bregu.
"Ofendoi mësuesit duke thënë se janë më të këqij në histori. Rama ofendoi infermieret duke u bërë thirrje grave që t’i ruajnë burrat e tyre nga ato. Rama ofendoi rininë duke deklaruar se ata rrinë si parazitë, duke pirë gjithë ditën duhan, alkool dhe duke luajtur në lojëra fati, bilardo e 'Facebook'. Rama ofendoi prindërit dhe rininë duke deklaruar se nxënësit tanë janë analfabet.", - tha ajo.
"Ndërsa ne jemi munduar të ecim përpara, të investojmë në rrugë, shkolla dhe spitale, Edi Rama i ka detyruar deputetët socialist të votojnë kundër, vetëm e vetëm për të përfituar pushtet personal. Demokratët kanë punuar çdo ditë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Edi Rama drejtoi bojkotin Parlamentar, ndërkohë që deputetët e tij u paguan për të mos bërë asgjë.", - tha Ministrja e Integrimit.
Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, tha gjithashtu se, "Rama vetë beson se është mbi ligjin, dhe se ligji nuk ekziston për të. Ai i rriti taksat si kryebashkiak i Tiranës. Dhe e ka në plan ta bëjë përsëri. Po për taksat e veta? A nuk mendon se duhet t’i paguajë. Përkundrazi! Ai po ndërton një vilë luksoze në Dajt dhe po fsheh të vërtetën nga qytetarët për të ardhurat e tij, ndaj qytetarëve shqiptarë."
Po ashtu Bregu bëri të ditur se, "së fundmi kemi marrë vesh se Kongresi Amerikan i ka bërë thirrje FBI-së për të hetuar mundësinë e pastrimit të parave nga Edi Rama. Por nëse e pyesni Ramën mbi këtë, ai nuk flet, ose gënjen. Ai refuzon të përgjigjet qoftë edhe për pyetjet më të thjeshta të qytetarëve mbi aktivitetin e tij kriminal."
Duke vijuar me premtimet e PD-së, Bregu tha se, "po ashtu do të inkurajojmë punësimin e të rinjve duke hequr taksat për çdo të ri të punësuar rishtas. Ne, do të ndërtojmë Boshtin e Jugut, do të përfundojmë Rrugën e Arbrit, do të asfaltojmë të gjitha rrugët e në të gjithë vendin; rrugët kombëtare dhe ato rajonale."
(BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bregu: Shqiptarët votojnë këtë fundjavë modelin që e çoi Shqipërinë përpara