E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbyll fushatën në Vlorë e Shkodër, Rama: Fryma e rilindjes do trokasë përmes numrit 29

SHKODER/VLORE - Pak orë përpara mbylljes së fushatës elektorale, Partia Socialiste po zhvillon në të njëjtën kohë dy mitingje përmbyllëse në qytetin e Vlorës dhe në Shkodër.

Fillimisht, kryetari i PS-së Edi Rama ishte në Shkodër, ku theksoi se era e Rilindjes po fryn fort në kryeqendrën e veriut. Kryesocialisti ftoi shkodranët të votojnë në datën 23 Qershor, Rilindjen, dhe t’i japin fund ndasive të vjetra.

“Shkodra, zgjidhni nr 29 që të çliroheni nga e shkumja. Intriga e re me ndasitë e vjetra. A doni të jetoni në një Shqipëri që jeton mes ndasive të vjetra. Ndëshkojeni marrëzinë e përçarjes që të çlironi Shqipërinë nga kthetrat e ndasive të vjetra."- u shpreh Rama.

Lideri i socialistëve u shpreh i lumtur që fushata zgjedhore përmbyllet në dy qendra të rëndësishme të vendit, të cilat i cilësoi si qytetet e krenarisë së shqiptarëve.

Pas fjalimit në Shkodër, Rama u nis drejt Vlorës, ku do tu drejtohet mbështetësve të mbledhur në “Sheshin e Flamurit”. Mitingu i Vlorës po ndiqet drejtpërdrejt edhe në Shkodër, përmes një ekrani gjigand të vendosur në shesh. 

GRAMOZ RUÇI: VOTONI PËR TË HEQUR KËTË SUNDIMTAR
Nga Vlora, Gramoz Ruçi ftoi të gjithë qytetarët të votojnë Partinë Socialiste më 23 qershor.
“Përshëndetje Vlora e kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Edhe dy ditë na ndajnë për tu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Kush e la Shqipërinë me një shtet jo në shërbimit të qytetarëve por të pushtetarëve. Kush Shqipërinë e la për 8 vjet më të papunë. Kush i la shqiptarët më të varfër 8 vjet, kush Vlorën donte ta linte pa festën e 100-vjetorit të pavarësisë. Kush Shqipërinë e la jashtë dyerve të Europës.. Kush Shqipërinë e rëndit si vendin më të korruptuar të Europës. Kush vrau 26 veta në gërdec. Kush vrau katër socialistë. Që t’ju japim përgjigje ka vetëm një minutë. Ditën e dielë çdo shqiptar që do tu japë përgjigje këtyre pyetjeve le të vijë të marrë pjesë në votime. Ejani në votime për të hequr këtë sundimtar.” 

MAJKO: NËNA VLORË TË TA THEM LABÇE, I KA VDEKUR NËNA DO FITOJMË
Nga Shkodra Pandeli Majko u shpreh i bindur për fitoren e socialistëve më 23 qershor. 

“Nëna Vlorë të ta them labçe, i ka vdekur nëna do fitojmë. Sot për herë të parë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, shqiptarët e Vlorës dhe të Shkodrës kënduan bashkë himnin e shqiptarëve. Jemi të gjithë këtu në një besëlidhje të madhe sepse duam ndryshimin, duam të ngremë flamurin e ndryshimit”- deklaroi Majko.

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Shkodra voto 29, çlirohu nga e shkuara! FOTO: PS miting përmbyllës në Vlorë dhe Shkodër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›