PD më 1 korrik miting në ‘Qytetin Studenti’
TIRANE-Partia Demokratike përgatitet të bëjë një miting në ‘Qytetin Studenti’ në kujtim të 20-vjetorit të hapjes së ambasadave. Më një korrik qeveria do të organizojë një miting në përkujtim të kësaj ngjarjeje që pasoi dhe rënien e regjimit komunist. Keshtu lajmeroi Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen para dy diteve të PD-së ku bëri publike nismën më të fundit të qeverisë. “Mitingu do jetë më 1 korrik pasdite në ‘Qytetin Studenti’ dhe më 2 korrik do jetë ekspozita. është zgjedhur ‘Qyteti Studenti’ për mitingun jo se kryetari i Bashkisë ka ngritur pllakat e sheshit qendror, por është zgjedhur me një simbolikë. Dy korriku përbën përpjekjen e madhe të rinisë shqiptare për të shembur ‘murin e Berlinit’ në Tiranë më 2 korrik dhe pak ditë më parë, me qindra dhe mijëra të rinj shqiptarë shembën murin dhe hynë në territorin e ambasadave të vendeve të lira. Ne duhet ta nderojmë këtë datë. Duhet ta nderojmë këtë datë si një datë shumë të shënuar në historinë e demokracisë së këtij vendi”, - tha Berisha. Kryeministri theksoi se një nga arsyet se pse zgjidhet ‘Qyteti Studenti’ është se “qindra të rinj shqiptarë u ekzekutuan në kufij për fajin e vetëm se u nisën drejt botës së lirë; trupat e tyre u zvarritën në Sarandë, në Shkodër e qytete të tjera”. Kreu i ekzekutivit shtoi se “Muri i Berlinit’ shtrihej nga Kanali i Korfuzit deri në Ngushticën e Beringut, por nuk ka mëdyshje se pjesa më me gjemba, më mizore e këtij muri kalonte nga Shqipëria, niste në Kanalin e Korfuzit. 20 vite më parë analistë, dijetarë, publicistë por mjerisht dhe politikanë, parashikonin se Shqipëria do mbetej ‘Kuba e Adriatikut’, nuk parashikonin shembjen e murit”.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)