E Diel, 1 Nëntor 2026

Sergej Bubka, ne Shqiperi per te Organizuar, Kampionatin Boteror te Vrapimit Malor

Ish kampioni ne hedhje me shkop, Sergej Bubka, rrefeu dje ne nje interviste per Televizionin Klan, ne emisionin “Opinion”, arsyet e vizites se tij ne Shqiperi. Bubka, theksoi se prania e tij lidhet me mbeshtetjen per organizimin e Kampionatit Boteror te Vrapimit Malor ne vendin tone vitin e ardhshem. Sipas ish kampionit, relievi shqiptar eshte shume i pershtatshem dhe kreret e shtetit e kane mbeshtetur ne nje aktivitet te tille. Nderkohe qe flet edhe per karrieren e tij dhe nevojen per sport tek cdo person.
Zoti Bubka, mire se erdhet ne Shqiperi
Faleminderit.
Cili eshte qellimi i vizites suaj ne Shqiperi? Perse po e vizitoni ju Shqiperine?
Presidenti i Federates Kombetare te Atletikes ne Shqiperi, z. Ruli me ftoi te vizitoj Shqiperine per te mbeshtetur atletiken, per te mbeshtetur sportin dhe sigurisht per te diskutuar mbi mundesine e organizimit te Kampionatit Boteror te Vrapimit Malor ne vitin 2011. Ky eshte qellimi i vizites sime ketu.
Eshte e mundur qe ky kampionat te organizohet ketu ne Shqiperi?
Perse jo? Pjesa me e madhe e relievit te Shqiperise eshte e mbuluar nga male. Eshte vertete vend shume i pershtatshem.
Po, 70% e siperfaqes mbulohet nga male. Pra ekziston ndonje mundesi per ta organizuar kete eveniment ne Shqiperi?
Mendoj se po. Kete mengjes pata mundesine te takoja Presidentin e vendit tuaj, ministrin dhe me pare zv/ministrin. Te gjithe me thane se eshte e mundur dhe do te japin mbeshtetjen e tyre te plote qe ky kampionat te organizohet ketu ne Shqiperi.
Kjo ishte vizita juaj e pare ne Shqiperi?
Po, eshte e vertete. Eshte hera ime e pare qe vij ne Shqiperi.
Nuk keni ardhur kurre me pare si sportist ketu.
Jo, sepse ju nuk keni organizuar gara te ketij niveli dhe per mua eshte nje ngjarje shume emocionuese. Po shoh vendin, kryeqytetin tuaj dhe kam vertete ndjesi te shkelqyera.
Cilat kane qene pershtypjet tuaja per Tiranen?
Jane pershtypje shume pozitive, shume te kendshme. Jane njerez shume te mire dhe e ndiej se drejtuesit e ketij vendi e kuptojne rendesine e sportit. E kam shijuar shume, sepse sporti ka luajtur nje rol te rendesishem ne shoqeri dhe e ndiej se ketu ne Shqiperi njerezit e kuptojne kete gje.
Njerezit ketu ne Shqiperi ju njohin shume mire, sepse ju jeni i njohur ne te gjithe boten, por a e keni vene re ju vete se jeni i njohur ketu?
Po, mendoj se kete gje e ve re kudo, ne cdo hap qe hedh. Disa me kerkojne autografe, disa kerkojne fotografi me mua. Po, ju keni shume te drejte. Jam vertete i njohur ne vendin tuaj.
Ju e keni nisur sportin ne moshen 9-vjecare
Per te qene me i sakte, kam qene 10 vjec.
Po, 10 vjec. Po perse keni zgjedhur atehere kercimin me shkop? Mos ishte gje tradite ne ate kohe ne Bashkimin Sovjetik?
Jo, ne ate kohe cdo femije merrej me sport. Luanin futboll, basketboll, hokej, vrapim. Kam marre pjese ne konkurse te ndryshme ne shkolle. Pra, ishim shume aktive. Kenaqeshim dhe e donim shume sportin. Po njehere fqinji im 3 vjec me ftoi ne kercimin me shkop. As e kisha pare dhe as e kisha provuar kercimin me shkop.
Pra, hera juaj e pare ka qene nje ftese nga nje shok.
Po, ashtu eshte. Keshtu vazhdova me kercimin me shkop. Pata fat me trajnerin. Ishte nje stervitje shume interesante, shume emocionuese. Po ashtu edhe une kam treguar rezultate te mira dhe keshtu vazhdova me kercimin me shkop.
Cili ishte reagimi i familjes suaj? E mbeshteten ata idene tuaj?
Para meje dhe tim vellai nuk ka pasur sportist tjeter ne familje. Ne ishim te paret. Kur e nisa, ata ishin mjaft mbeshtetes. E pane qe une e pelqeja, jepja rezultate te mira dhe sigurisht qe prinderit e kuptojne se sporti eshte i rendesishem per zhvillimin e atleteve te rinj, e djemve te rinj. Sepse duhet te kombinosh arsimin dhe sportin.
A ishte e veshtire te kombinohej ne ate kohe arsimi dhe sporti?
Per mua nuk ishte aspak problem. Isha nxenes i mire dhe me pelqente po ashtu edhe stervitja. E dashuroja vertet dhe te gjithe kohen e lire mes viteve shkollore e shfrytezoja per sportin. Por ceshtja eshte tek kombinimi i arsimit dhe sportit.
Gje qe eshte e veshtire..
Eshte e provuar sot. Une e di se si zevendes/ president i Federates Boterore te Atletikes kisha si detyre krijimin e programit mbi arsimin e atleteve dhe kjo gje eshte e mundur. Dhe shume kampione e kane nderthurur kete gje me sukses. Ky mesazh duhet te perhapet, t’i kalohet brezit me te ri, atleteve te rinj. Ata nuk duhet te lene arsimin dhe shkollen, por duhet te perpiqen ta kombinojne, sepse e ardhmja e tyre pas sportit eshte gjeja me e rendesishme. Dhe duhet te jesh ne kohen e duhur, ne periudhen e duhur me arsimin dhe sportin.
Sa ore kaloni ju me sportin kur ishit i ri?
Kur je i vogel ne moshe, sigurisht kalon nje hapesire kohe me te pakte sesa kur arrin majen e zhvillimit sportiv. Pastaj kalon 4 a 5 ore ne dite.
Ne c’moshe keni perfaqesuar per here te pare Bashkimin Sovjetik ne garat sportive?
Hera ime e pare ne Kampionatin Boteror ka qene ne moshen 19 vjecare. Ishte Kampionati i pare ne Atletike ne Helsinki, ne vitin 1983. Atehere kam dale kampion i Botes.
Keni dale Kampion ne 6 Kampionate..
Do te thosha ne 6 Kampionate Boterore radhazi ne vitet 1983-1997 nuk kam lene njeri te me munde ne Kampionatet Boterore.
Ishte e rendesishme te ishe sportist ne Bashkimin Sovjetik ne ate kohe?
Une isha i rendesishem le te themi per ate kohe, por gjithashtu edhe per sot. Sepse eshte e nevojshme te ndertosh nje stil te shendetshem jetese dhe vecanerisht kjo gje eshte shume e rendesishme ne ditet e sotme. Brezat e rinj merren me pak me sportin se me pare.
Perse?
Sepse ka shume menyra te tjera argetimi. Televizori, kompjuteri, lojerat elektronike
Keto tashme marrin me shume kohe se me pare.
Po, eshte menyra me e lehte. Po, mund t’ju tregoj nje shembull. Kur kemi takuar nje 10-vjecar ne Malte. Femija tha se merrej me sport, por kur e pyetem se me cfare lloj sporti, ai tha se merrej me futbollin. Ai ishte 10 vjec, ne te njejten moshe kur e kam nisur edhe une. Ishte paksa i shendoshe, por na tha se merrej me futboll. Luani me ndonje skuader i thashe? Jo, me tha, luaj futboll ne kompjuter. Dhe femija vete e besonte se merrej me sport.
Me lojerat elektronike.
Po, por ky eshte nje shembull i rrezikshem, sepse femija nuk leviz. Obeziteti tek femijet ne te gjithe boten eshte shume i larte. Per kete arsye Komiteti Nderkombetar Olimpik, vendosi qe kete vit ne gusht te organizoje ate moshe ne lojerat olimpike.
Per t’i nxitur?
Per t’i nxitur dhe per t’i bere pjesemarres ne sport.
Atletika ne ate kohe ishte me e rendesishme? Tani, eshte e rendesishme, por tashme them se me i rendesishem ne sport, eshte futbolli.
Dua t’ju kujtoj se edhe ne ditet e sotme, numri nje u sporteve ne Lojerat Olimpike, eshte atletika dhe jo futbolli. Por nese e shikojme me saktesi se c’eshte futbolli, si zhvillohet dhe si eshte ai i kombinuar si sport, eshte atletike, sepse vrapon. Shton topin dhe luan ne nje loje. Dhe sigurisht, atletika eshte baza e shume sporteve. Po sigurisht, futbolli eshte sport shume popullor. Njerezit e pelqejne, e duan shume. Gjithashtu eshte edhe nje loje shume e bukur.
Po ashtu eshte i paguar shume mire...
Po, kjo eshte nje pjese tjeter. Ata paguajne dhe aty luan paraja e madhe. Po ky eshte realiteti. Kjo do te thote se edhe sportet e tjera duhet te jene dinamik dhe nuk duhen mbeshtetur. Cdo femije ka interesin e tij sportiv. Dikush pelqen futbollin, dikush atletiken, dikush gjimnastiken, peshengritjen, mundjen.
Cfare mund te bejme qe brezi i ri te marre me shume pjese ne sporte, te kaloje me shume kohe?
Se pari, duhet t’u krijojme ambiente sportive, na duhen pajisjet ne vende te ndryshme (lehtesirat), pervecse ne ambientet e tyre te banimin. Na duhet te kemi aftesi te mira sportive per stervitjen e tyre. Ambiente te tilla ne shkolle, edukimi fizik duhet te qendroje ne te njejtin nivel me lendet e tjera, me matematiken, gjuhen, letersine. Kjo eshte nje lende shume e rendesishme per qeniet njerezore. Vetem ne ambiente te tilla besoj se mund t’i angazhojme femijet me shume ne sporte.
E krahasuar me te shkuaren, tashme ne shkolle i kushtojme me pak a me shume kohe sportit?
Jam i sigurt se me pak.
Me pak?
Kjo mund te thuhet per disa vende, se ne disa vende te tjera si Kanadaja do te thosha, se ata kane dy ore ne jave, secila ore 90 minuteshe per edukimin fizik. Dhe lenda kryesore ne shkolle atje eshte sporti, edukimi fizik, aktiviteti fizik.
Po ne Ukraine?
Ne Ukraine, ja ashtu. Sot ne kemi 2 ore ne jave edukim fizik, por po punojme akoma me Presidentin tone, per te bere dicka me shume. Dhe une mendoj se duhet t’i kushtojme me shume vemendje.
Duke u mbeshtetur ne kujtimet tuaja, ka qene me e rendesishme te qenurit sportist ne Ukraine, apo ne Rusi tani?
Mendoj se ne ate kohe ne krahasim me ditet e sotme, sporti ka luajtur nje rol me te rendesishem. Ne po punojme shume, Komiteti Kombetar Olimpik i Ukraines, tashme une jam Presidenti i ketij Komiteti. Organizojme Diten Olimpike, Javen Olimpike per te gjitha shkollat ku nxisim sportin, vlerat olimpike dhe angazhojme femijet ne boten sportive. Ata po ecin shume mire dhe kane shume sukses per Federaten Kombetare. Po nxisim faktorin sportiv, duke nxjerre atletin me te mire, organizuesin me te mire, skuadrat me te mira ne vend. Mendoj se kjo eshte nje ngjarje shume pozitive. Sigurisht, cdo muaj nxjerrim atletin dhe trajnerin me te mire per te dalluar heronjte, sepse ata jane modele per te rinjte ne ditet e sotme. Ky eshte roli qe duhet te luajme ne.
Per sa vite keni qene i angazhuar ne sport, ne gara te drejtperdrejta?
Do te thosha, qe ne vitin1974 kur nisa karrieren time sportive deri ne vitin 2000. Qe ne vitin 1996, u bera anetar komisioni per Atletiken ne Komitetit Nderkombetar Olimpik, u bera anetar i bordit ekzekutiv te Komitetit Nderkombetar Olimpik, anetar i Komitetit Nderkombetar Olimpik dhe sot jam zevendespresindent i Federates Boterore te Atletikes. Kjo do te thote se jam plotesisht i angazhuar ne sport. Sporti me ka dhene shume dhe tani eshte radha ime t’ia shlyej.
Perse ju ka dhene shume sporti?
E dua shume, eshte jeta ime.
Keni thyer 35 here rekordin boteror, 6 medalje ari ne Kampionatin Boteror te Atletikes, keni marre medaljen e arit ne Lojerat Olimpike, jeni njeriu i pare qe keni kercyer deri ne 6 metra. Mendoni se keni arritur gjithcka te mundshme ne sport, apo ju ka mbetur akoma dicka per te bere?
Sigurisht, duhet ta them se kam pasur nje karriere te shkelqyer, shume te suksesshme.
Eshte nje nga karrierat me te mira ne bote..
Po, i kam fituar te gjitha titujt, kam fituar ne garat me te rendesishme sportive. Me kane vleresuar si atletin me te mire te botes ne shekullin e kaluar. Do te thosha se kjo eshte nje periudhe e shkelqyer dhe sic e permenda edhe me pare, jam shume i lumtur dhe i kenaqur qe jam pjese e sportit. Sporti eshte jeta ime dhe jam shume i kenaqur qe e ndiej kete gje edhe ne ditet e sotme.
Vazhdoni akoma t’i kushtoni kohe sportit?
Po, kjo eshte e vetmja menyre per te mbijetuar, sepse jam shume i zene me aktivitete dhe me shume takime. Dhe kur kam kohe, perpiqem ta kaloj me sport, merrem me vrap, shkoj ne palester, merrem me not, luaj tenis. Mundohem te gjej gjithmone kohe per te ruajtur gjendjen time fizike.
E di qe kjo eshte nje pyetje standarde, por do te doja t’ju pyesja se cili ka qene momenti me permbushes ne karrieren tuaj?
Nuk eshte lehte te japesh nje pergjigje, sepse kam pasur shume momente te shkelqyera. Do te thosha Kampionati i pare Boteror ne vitin 1983, kam kercyer 6 metra dhe sigurisht, titulli im Olimpik ne vitin 1988. Secili prej ketyre momenteve dhe shume rekorde te tjera, perbejne nje periudhe shume te bukur dhe emocionuese ne karrieren time.
Ju nuk keni marre pjese ne Lojerat Olimpike te Los Anxhelosit ne vitin 1984. Ka qene ky nje moment delikat ne karrieren tuaj?
E dini, jam me i zhgenjyer sot, se ne ate kohe. Ne ate kohe, kam qene vetem 20 vjec dhe mendoja se do te merrja pjese heren tjeter. Por tani kur e kuptoj se jeta dhe situata politike ne vend ka ndryshuar, per se duhet ta paguanim ne cmimin? Sot mund te themi se ai ka qene nje gabim i madh politik.
Cili ka qene momenti me i veshtire ne karrieren tuaj?
Momenti me i keq ne karrieren time ka qene ndoshta kur humba Lojerat Olimpike ne vitin 1992 dhe ne vitin 1996 kur isha ne kulmin e aftesive te mija fizike. Ne vitin 1992 humba vetem nje gare gjate gjithe vitit. Ne vitin 1996 isha ne nje forme te shkelqyer, por kam pasur nje demtim te rende. Prerje te gilces 25%.
Dhe ky eshte nje nga momentet tuaja me te veshtira.
Mund te them, se ky eshte nje nga momentet me te keqija per mua, kur humbet mundesine per te fituar ne Lojerat Olimpike.
C’mund te na thoni per familjen tuaj tani? Djali juaj luan tenis?
Po, djali im i vogel luan tenis. Djali i madh ka luajtur dikur por e la, dhe tashme ka mbaruar studimet dhe ka nisur punen. Gruaja ime ka qene atlete e gjimnastikes ritmike.
Pra e gjithe familja eshte shume sportive?
Po, nje familje e dhene pas sportit.
Me cfare merreni tani ne Ukraine?
Jam Presidentit i Komitetit Kombetar Olimpik, anetar i Komitetit Nderkombetar Olimpik, Zv/presiendent i Federates nderkombetare te Atletikes. Gati te gjithe kohen time une ia kushtoj sportit.
Cili eshte raporti qe ka krijuar brezi i ri me sportin ne ditet e sotme, jo vetem i femijeve?
Doni te thoni…
Ne garat sportive, cili eshte niveli i Atleteve te mire ne Ukraine per momentin?
Mendoj se ne po punojme shume dhe Ukraina eshte nje komb shume i dhene pas sportit. Por sigurisht, na duhen me shume investime ne infrastrukture, per te zhvilluar me tej ambientet sportive, per te krijuar ambiente me te mira dhe per te siguruar kushte me te mira qe talentet tona te kene me shume sukses
Perse keni marre pjese ne politike?
Do te thosha se jam i perfshire ne politiken sportive, por jo ne politike. Nuk jam i perfshire drejtperdrejt, madje i qendroj jashte se me pelqen ta kaloj kohen per administrimin e sportit, per te bashkuar njerezit me ane te sportit.
Eshte e mundur te mbeshteten ide te reja per te rritur pjesemarrjen e brezit te ri ne sporte?
Mendoj se e kemi per detyre te zhvillojme dhe te ndertojme nje stil te shendetshem jetese ne shoqeri dhe te ndertojme kombe te shendetshem. Mendoj se ky eshte nje problem teper kritik dhe mjaft i rendesishem ne te gjithe boten ne ditet e sotme. Ne kete rast, besoj se eshte e nevojshme qe ne te jemi shume aktiv.
Po beni gjithcka qe mund te beni, apo kemi akoma shume per te bere?
Mendoj se duhet te bejme me shume per shendetin e njerezve ne shume vende.
Ju keni shetitur ne te gjithe boten. Kush eshte vendi apo vendet qe investojne me shume per sportin? Ne atletike?
Do te thosha se ne sport investojne me shume Shtetet e Bashkuara. Ata luajne nje rol me te madh dhe njerezit e kuptojne se stili i tyre i jeteses, per te pasur nje jetegjatesi me te madhe, per te qene ne forme dhe te shendetshem, per te perballuar nje plan pune shume te ngjeshur dhe stresin, me mire se sporti nuk ka mjet me te mire per te mbijetuar ne ditet e sotme. Nese do te shohim pajisjet sportive ne SHBA, do te thoshim se jane fantastike.
Po sepse jane vende te pasura.
Vendi eshte i pasur, po ashtu edhe shume biznesmene kerkojne te investojne ne sport, te lene nje fare trashegimie, te njihen nga njerezit ne vend. Ky eshte nje shembull do te thosha une.
Duke e krahasuar me Shtetet e Bashkuara, mendoni se Evropa ne kete aspekt eshte me pak aktive?
Mendoj se jemi pak me poshte, sigurisht.
Me pare ju pyeta per Lojerat Olimpike ne Los Anxhelos. Sipas mendimit tuaj, cilat jane lidhjet qe ekzistojne mes sportit dhe politikes? Ose me mire te mos kete lidhje?
Mendoj se eshte me mire te jene te ndare, por ne jemi njerez realiste dhe e shohim se akoma politika ka nje ndikim shume te madh. Se ne se duam te organizojme nje gare te madhe, na duhet mbeshtetja nga qeveria. Dhe sigurisht gjeja me e rendesishme qe qeveria duhet te kuptoje dhe t’i kushtoje vemendje, eshte autonomia e Komiteteve Kombetare Olimpike, Federatave Kombetare. Keto organizata duhen mbrojtur dhe jane shume te bashkuara dhe organizojne shume ngjarje sportive, forume dhe seminare per te ruajtur autonomine e sportit.
Pavaresine e Sportit nga politika?
Ne duhet te punojme mjaft ngushte me qeverite, por gjithashtu duhet ta respektojme njeri-tjetrin.
Pa pasur nderhyrje.
Keni shume te drejte.
Tashme ju jeni jashte garave, sigurisht. Por kush eshte atleti, sportisti qe ju pelqeni me shume?
Nese flasim per atletiken, do te thosha Usain Bolt, eshte atlet i vecante dhe femer do te thosha se eshte Jelena Isinbajeva, (kercimi me shkop), qe ka vendosur 27 rekorde boterore ne kercimin me shkop. Do te thosha, se ne atletike eshte nje nisje shume e madhe. Nese kalojme tek noti, eshte Majkell Felps, nje njeri shume i vecante, qe ka fituar 14 medalje ari ne Lojerat Olimpike. Mendoj se keto jane arritje te pasfidueshme.
Jeni ju i interesuar tek futbolli?
Po, futbolli me pelqen shume dhe qe ne moshen e femijeve te mi, dhe ndoshta Mesi sot eshte nje nga lojtaret me fantastike.
Po e ndiqni kampionatin Boteror ne Afriken e Jugut?
Po e ndjek dhe mendoj se do te na sjelle shume surpriza, sic mund ta shohim edhe tani.
Absolutisht. Ukraina nuk ka marre pjese. Cila eshte skuadra qe mbeshtesni me shume?
Me sa kam pare deri tani, mendoj se fituesja do te dale nga Amerika Latine. Amerika Latine. Brazili dhe Argjentina jane skuadrat me te mira.
Po, ato luajne shume mire dhe per momentin skuadrat evropiane po vuajne, por nuk duhet ta harrojme qe kampionati vazhdon.
Po, absolutisht.
Dua t’ju pyes per studimet tuaja?
Kam mbaruar Universitetin e Edukimit Fizik dhe me pas kam vazhduar doktoraturen ne Akademine tone Pedagogjike dhe kjo eshte pjesa kur une u perqendrova tek studimet ne karrieren time.
Te shpresojme se do te vini perseri ne Shqiperi?
Do te doja te kthehesha vitin qe vjen, per te ndjekur dhe per te pare kampionatin Boteror te Vrapimit Malor, te organizuar me sukses nga vendi juaj i bukur.
Z. Bubka, ju falenderoj per pranine tuaj sonte.
Faleminderit per ftesen dhe ju uroj gjithe te mirat. Merruni me sport dhe shijojeni ate.
Fevziu: Faleminderit shume.
Bubka: Faleminderit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›