Zhurma Shkelzen Maliqi
Ata qe kane pritur lulezimin e menjehershem te demokracise dhe ekonomise ne Kosoven e pavarur, sigurisht se sot demonstrojne dhe shprehen me nje zhgenjim te madh. Por, ky eshte me shume problem i atyre me pritje te tepruara, sesa eshte ndonje ngecje dramatike ne procesin e demokratizimit te Kosoves. Ndertimi i demokracise eshte zakonisht nje proces qe kerkon kohe, as ne vendet qe sot i marrim si shembull ajo nuk eshte bere shpejt dhe pa gabime e ngecje. Demokratizimi i nje vendi te varfer, pa ekonomi te zhvilluar, pa ligje dhe resurse te shumta te domosdoshme per sistem stabel demokratik, objektivisht del si nje proces i ngadalshem, i cili, edhe pse i ka modelet qe mund t’i ndjeke, megjithate do te “mesohet” dhe pervetesohet ne me shume faza.
Sukseset dhe avancimet ne procesin e demokratizimit nuk mund te maten me kriterin e atyre qe kane pritur shume dhe tani jane edhe te zhgenjyer teper shume. Per te kuptuar dhe vleresuar progresin ne demokratizim, duhet te perdoren mjete matese ose edhe kritike shume me realiste se qe i kane ata me pritje dhe zhgenjime te tepruara.
Nje kriter i tille realist dhe relativist te shkalles se zhvillimit mund te artikulohet permes shtruarjes se pyetjes: sa eshte realizuar nga ajo qe ka qene e mundshme te realizohet ne rrethanat ekzistuese? Ne vleresimin e gjendjes aktuale dhe te arriturave, pra, nuk duhet te nisemi nga qellimi, edhe pse ai gjithnje duhet te kihet parasysh si te tille, por shikohet sa jane realizuar vizionet dhe planet afatshkurtra dhe afatmesme, duke konstatuar shkallen e perparimit, dhe njekohesisht edhe sa ka mbetur per te realizuar ne te ardhmen per te arritur modelin e deshiruar.
Per shkak te pikeveshtrimeve te ndryshme te ketij procesi, kemi vleresime te ndryshme te gjendjes, disa tejet te zymta dhe kritike, ku thuhet, se jemi shume larg cakut, si dhe disa realiste dhe optimiste, se ne Kosove ka perparim te dukshem. Dhe keto vleresime kontradiktore vijne si nga burimet vendore, ku konfrontohen pozita me opoziten, po ashtu edhe nga instancat nderkombetare, per te cilat nuk mund te themi se jane partizane ne vleresim, por vleresimi i tyre kontradiktor varet nga kuti dhe qellimi i vleresimit qe jepet.
Dhe, nuk ka aspak dyshim se ne diskurset e brendshme ekzistojne pikeveshtrime dhe qasje te ndryshme ndaj ketij procesi. Ka te tille qe gjithnje nisen nga caku i fundit dhe flasin zi e me zi per te sotmen, duke nenvleresuar zhvillimet e derisotme. Ata thone se nuk eshte bere asgje, se Kosova po vendnumeron, madje se po stagnon. Kritiket e skajshem, te ngjyrimeve te ndryshme ideologjike, pohojne se gjendja kurre nuk ka qene me e keqe. Ka te tille qe thone se keshtu nuk ka qene as ne kohen e Titos (disa duke u kujtuar me nostalgji privilegjet qe i kane pasur ne ate periudhe), nderkaq te zhgenjyerit me ekstreme thone se “keshtu nuk ka qene as ne kohen e Milloshevicit”.
Shumica e partive dhe organizatave opozitare ne Kosove ushqejne nje qasje te tille ndaj zhvillimeve, duke u perqendruar vetem ne aspektet dhe vleresimet vendnumeruese, ose deshtimet dhe stagnimet qe jane shenuar gjate sundimit te Qeverise aktuale. Eshte kjo nje “kritike e pameshirshme”, e cila nuk perpiqet qe t’i shohe dhe regjistroje asnje nga te arriturat dhe asnje nga perparimet reale, duke perfshire ketu edhe ato qe shihen me sy dhe qe eshte budallallek te mohohen, nese pretendon se je duke fiqiruar me mendjen e shendoshe. P.sh. per ndertimin e qindra kilometrave te rrugeve dhe te qindra shkollave, me te cilat Qeveria lavderohet si te arriturat me te dukshme, opozita ka qendrim mohues: ose i hesht duke dashur t’i minimizoje fare, ose thote se rruget jane bere shume keq dhe, ne te vertete, me hajni dhe keqperdorime te medha qe duhet te anuloje teresisht cdo vlere te tyre. Kur e permend kete shembull, nuk dua ta mohoj te drejten e opozites per te kritikuar Qeverine per menyren se si po investohet ne rruge ose shkolla, e as te drejten qe te denoncohet dhe luftohet korrupsioni ne te gjitha nivelet, e para se gjithash ne nivelet me te larta te pushtetit. Kritika eshte e domosdoshme, dhe madje edhe mjet kryesor qe duhet ta stimuloje korrigjimin ose edhe nderrimin e nje qeverisjeje te keqe. Dua te ve ne pah nje dobesi te madhe te nje kritike te tille, qe duket pa frena dhe e pameshirshme. Kritika pa frena dhe pa nje doze realiste ne argumentimin e akuzave zakonisht behet kunder-produktive, sepse shnderrohet ne nje lloj akuze gjenerale boshe qe do te binde me zor, e jo me fakte dhe argumente. Kjo kritike prodhon nje zhurme te tepruar efekti i se ciles eshte mjegullimi i esences se ceshtjes deri ne masen qe per pasoje ka humbjen e kredibilitetit te kritikes. Teprimet e saj vetem sa krijojne hapesire dhe kunder-argumente mbrojtjes se dukurise qe sulmohet. Thjesht, nese opozita zhurmon se rruget qe jane ndertuar jane vetem nje “hajni e madhe”, pa e cekur se ato jane dicka qe tashme shihet dhe eshte pjese e progresit te arritur, atehere kjo i sherben me shume pozites sesa zbulimit te se vertetes per hajnine, sepse i jep mundesi propagandisteve te pozites qe t’i kapercejne dhe mjegullojne akuzat per hajni dhe korrupsion, duke nxjerre ne plan te pare faktet pozitive mbi kilometrat e ndertuara te rrugeve. Dhe kjo ua mundeson te konkludojne se opozita po genjen edhe per korrupsionin, sepse nuk flet me fakte, por nga inati dhe lakmia per pushtet.
Humbja e kredibilitetit te kritikes qe behet zhurme, me se miri mund te ilustrohet me shembullin e Shqiperise, ku ne akuzat e ndersjella te dy kampeve politike futen aq shume teprime dhe “zbukurime” te panevojshme, saqe cdo ceshtje qe debatohet behet roshomon publik ne vete, ku ne qarkullim vihen me ngulm tregimet dhe interpretimet e kunderta, qe i percjell zhurma e papare mediatike dhe nje huti e hatashme ne opinion. Nga zhurma dhe pluhuri qe cohet, me shume tym artificial, nuk dallon me cilat jane argumentet e verteta dhe cilat te shpifura ne ato debate roshomone politike. Dhe opinioni shqiptar, ne instancen e fundit, nuk ftohet qe te kuptoje argumentet dhe te verteten, por vetem te rreshtohet rreth ceshtjeve kontestuese ne menyre partizane. Askush nuk kerkon me te verteten e ceshtjes. Ajo mbetet roshomon. Zhurma, roshomoni i Shqiperise po e kercenon edhe Kosoven. Vertet jemi nje me keto vuvuzelat anuese te pozites dhe opozites qe prodhojne zhurmen e njejte shurdhuese. Paradoksi i Kosoves eshte qe qeverisja e keqe po e gjen “bashkepunetorin” ne nje opozite po ashtu te keqe.