E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garuli: Plazhet tona realisht të pastra

Askush nuk duhet të ketë frikë nga ndotja kur bëhet fjalë për të zgjedhur zonën bregdetare ku do të kalojë pushmet, pasi e gjithë vija bregdetare ofron plazhe të pastra. Kjo garanci vjen nga zëvendës ministri i Mjedisit Aleksandër Garuli,i cili siguron se niveli i ndotjes në plazhet shqiptare është brenda normave të rekomandura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Garuli “Asnjë zonë nuk është e ndotur”
Plazhet më të pastra se një vit më parë, sipas Garulit janë bërë falë masave administrative të marra në kohë
Gjatë monitorimit të kryer, me një ndotje më pak të lartë se normalja rezultojnë zonat në afrësi të grykëderdhjeve, të cilat nuk duhen frekuentuar.
Garuli “Deri në një rreze 100 metra afër grykëderdhjeve nuk duhet të lahen.”
Statistikat e bëra publike pas një monitorimi të kryer nga ana e Drejtorisë së Higjenës, tregojnë se në 69% të stacioneve, plazhi i Durrësit është brenda normave, ndërsa në 31% është mbi normat e rekomanduara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›