E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ndryshon listat e kandidatëve në 8 qarqe

 

ARISTIR LUMEZI

Partia Demokratike ndryshon listat në tetë qarqe të vendit pak orë përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të miratonte përbërjen e tyre. Gazeta zbardh të plota të gjitha ndryshimet që kanë pësuar listat e kandidatëve, ku shumica e ndryshimeve ka të bëjë me arritjen e kuotave të përfaqësimit të grave. Qarku i cili pas ndryshimit, prek edhe emrat e kandidatëve fitues është ai i Lezhës, ku PD-ja fillimisht pas Edi Palokës, Mark Markut dhe Paulina Hotit, kishte renditur dy deputetët aktualë Gjok Vuksani dhe Gjovalin Prenga. Ndërkohë që listën e ndryshuar, të miratuar dje nga KQZ-ja pas tre emrave të parë, të cilët janë njësoj, në vendin e katërt është Rajmond Hoxha dhe i pesti është Gjovalin Prenga, ndërsa Gjok Vuksani nga i katërti është zhvendosur i gjashti. Një numër të madh ndryshimesh ka pësuar edhe Qarku i Elbasanit, i cili gjithsesi nuk ka prekur emrat në fillim të listës. Nga lista e vjetër janë hequr Ilda Gega dhe Alda Biçoku, ndërkohë që janë shtuar Agim Boja, Taulant Zeneli, Sokrat Bërdufi dhe Zheni Gjergji. Pjesë e ndryshimeve është bërë edhe Qarku i Dibrës, i cili në variantin e parë të miratuar nga kryesia e PD-së kishte vendosur në gjashtë kandidatë vetëm një femër. Pas rishikimit të këtij qarku, PD-ja ka hequr nga lista deputetin aktual Idriz Xhomara, i cili renditej i gjashti dhe në vend të tij ka vënë Dhurata Çupin, duke plotësuar në këtë moment edhe kushtin e përfaqësimit të femrave. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Qarkun e Gjirokastrës, ku sipas listës së parë në pesë kandidatë vetëm një ishte femër dhe dje është vendosur që të hiqet nga lista Pëllumb Peçani dhe në vend të tij të vendoset Shpresa Joanidhi, e cila do të jetë e pesta në këtë qark. Në qarkun e Kukësit sipas variantit të parë ishin të vendosur tre kandidatë në listë dhe vetëm një kandidate. Por kjo renditje bie ndesh me Kodin Zgjedhor, i cili sanksionon që një në tre kandidatë të jetë femër. Me listën e këtij qarku nuk është vepruar si në Tiranë e Berat, por është shtuar dhe një kandidat i pestë. Megjithëse qarku ka katër vende në listë, PD-ja ka shtuar Myzejen Aliajn dhe e ka argumentuar me faktin se pas zgjedhjeve një prej kandidatëve të parë që do të dalë fitues mund të emërohet në detyra të tjera jashtë vendit. Në listën e Tiranës PD-ja ka sjellë rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ndërsa në Berat ka çuar Migena Reçin.

lista e ndryshuar e kandidateve te pd

Lista si ishte

TIRANE
1.    Sali Berisha
2.    Aldo Bumçi
3.    Rajmonda Bulku
4.    Bujar Nishani
5.    Majlinda Bregu
6.    Gerti Bogdani
7.    Genti Strazimiri
8.    Florjon Mima
9.    Ilir Rusmali
10.    Myqerem Tafaji
11.    Luan Skuqi
12.    Tritan Shehu
13.    Viktor Gumi
14.    Arben Imami
15.    Lajla Përnaska
16.    Vath Tabaku
17.    Jorida Tabaku
18.    Edit Harxhi
19.    Altin Ndoqi
20.    Kastriot Sulku
21.    Galip Rramadhi
22.    Tauland Bino
23.    Ermal Domi
24.    Gjergji Bojaxhi
25.    Indrit Fortuzi
26.    Arben Qirjako
27.    Ferdinand Shehu
28.    Jera Kruja
29.    Arta Sakja
30.    Migeni Reçi
31.    Keltis Kruja
32.    Ylber Vata

LEZHE
1.    Edi Paloka
2.    Mark Marku
3.    Paulina Hoti
4.    Gjok Vuksani
5.    Gjovalin Prenga
6.    Zef Gjoka
7.    Margarita Trashaj

DIBER
1.    Jemin Gjana
2.    Sherefedin Shehu
3.    Bedri Hoxha
4.    Selami Xhepa
5.    Mirjana Bulku
6.    Idriz Xhumara

GJIROKASTER
1.    Genc Ruli
2.    Spiro Ksera
3.    Arben Çulli
4.    Teuta Kalemi
5.    Pëllumb Peçani

VLORE
1.    Astrit Patozi
2.    Ardian Kollozi
3.    Leonard Demi
4.    Kreshnik Çipi
5.    Kosta Barka
6.    Laureta Bejkosala
7.    Bujar Leskaj
8.    Glori Husi
9.    Nexhmije Xhuveli
10.    Agron Shehu
11.    Elsa Gjini
12.    Lorena Ymeri

KUKES
1.    Flamur Noka
2.    Besnik Dusha
3.    Fatos Hoxha
4.    Evelina Koldashi

ELBASAN
1.    Lulzim Basha
2.    Ardian Turku
3.    Adriana Gjoni
4.    Rrahim Çota
5.    Dashnor Sula
6.    Luçiano Boci
7.    Sybi Hida
8.    Aurel Bylykbashi
9.    Bexhet Uruçi
10.    Mimoza Hasekiu
11.    Blerina Copja
12.    Erind Bakalli
13.    Valdete Kongoli
14.    Qamil Dika

DURRES
1.    Ferdinand Xhaferri
2.    Albana Vokshi
3.    Gazmend Oketa
4.    Ylli Lama
5.    Osman Metalla
6.    Eduart Halimi
7.    Igli Cara
8.    Ndriçim Babasi
9.    Sami Gjergji
10.    Liljana Kola
11.    Eglantina Bekteshi
12.    Dardan Domi
13.    Besa Qesja

Lista si bëhet

TIRANE
1.    Sali Berisha
2.    Aldo Bumçi
3.    Rajmonda Bulku
4.    Bujar Nishani
5.    Majlinda Bregu
6.    Gerti Bogdani
7.    Genti Strazimiri
8.    Florjon Mima
9.    Ilir Rusmali
10.    Myqerem Tafaji
11.    Luan Skuqi
12.    Tritan Shehu
13.    Viktor Gumi
14.    Arben Imami
15.    Lajla Përnaska
16.    Vath Tabaku
17.    Jorida Tabaku
18.    Edit Harxhi
19.    Altin Ndoqi
20.    Kastriot Sulku
21.    Galip Rramadhi
22.    Tauland Bino
23.    Ermal Domi
24.    Gjergji Bojaxhi
25.    Indrit Fortuzi
26.    Arben Qirjako
27.    Ferdinand Shehu
28.    Jera Kruja
29.    Arta Sakja
30.    Dhori Kule
31.    Keltis Kruja
32.    Ylber Vata

LEZHE
1.    Edi Paloka
2.    Mark Marku
3.    Paulina Hoti
4.    Rajmond Hoxha
5.    Gjovalin Prenga
6.    Gjok Vuksani
7.    Zef Gjoka
8.    Margarita Trashaj

DIBER
1.    Jemin Gjana
2.    Sherefedin Shehu
3.    Bedri Hoxha
4.    Selami Xhepa
5.    Mirjana Bulku
6.    Dhurata Çupi

GJIROKASTER
1.    Genc Ruli
2.    Spiro Ksera
3.    Arben Çulli
4.    Teuta Kalemi
5.    Shpresa Joanidhi

VLORE
1.    Astrit Patozi
2.    Ardian Kollozi
3.    Leonard Demi
4.    Kreshnik Çipi
5.    Kosta Barka
6.    Laureta Bejkosala
7.    Bujar Leskaj
8.    Glori Husi
9.    Nexhmije Xhuveli
10.    Agron Shehu
11.    Agata Mishto
12.    Elsa Gjini

KUKES
1.    Flamur Noka
2.    Besnik Dusha
3.    Fatos Hoxha
4.    Evelina Koldashi
5.    Myzejen Aliaj

ELBASAN
1.    Lulzim Basha
2.    Ardian Turku
3.    Adriana Gjoni
4.    Rrahim Cota
5.    Dashnor Sula
6.    Luciano Boci
7.    Sybi Hida
8.    Aurel Bylykbashi
9.    Bexhet Uruci
10.    Mimoza Hasekiu
11.    Taulant Zeneli
12.    Erind Bakalli
13.    Zheni Gjergji
14.    Qamil Dika
15.     Agim Boja
16.     Sokrat Bërdufi

DURRES
1.    Ferdinand Xhaferri
2.    Albana Vokshi
3.    Gazmend Oketa
4.    Ylli Lama
5.    Osman Metalla
6.    Eduart Halimi
7.    Igli Cara
8.    Ndriçim Babasi
9.    Bedri Luku
10.    Liljana Kola
11.    Eglantina Bekteshi
12.    Dardan Domi
13.    Besa Qesja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›