Votuesit e PD mbështesin Sami Gjergjin
Një grup votuesish të Partisë Demokratike nga zona elektorale e deputetit Sami Gjergji kanë protestuar para selisë blu ku kanë kërkuar, që deputeti i tyre të vendoset në emrat fitues të qarkut të Durrësit. Mesditën e djeshme ata kanë paralajmëruar drejtuesit kryesorë të kësaj partie se në rast se Sami Gjergji nuk do të vendoset në një vend të përshtatshëm ata do të bojkotojnë votimin. “Jemi votues të rregullt të Partisë Demokratike dhe jemi këtu për t’i kërkuar PD-së të na kushtojë vetëm një minutë kohë, të vendosë në listën fituese Sami Gjergjin, ndryshe ne do ta bojkotojmë votimin në 28 qershor”, tha një prej protestuesve. Deputeti i Sukthit u tërhoq nga lista e qarkut bregdetar një ditë pasi Kryeministri Berisha shpalli emrat e kandidatëve dhe ai ishte vendosur i nënti në listë, çka është praktikisht pozicion humbës.