PD në Gjilan dhuron gjak

Anëtarë të Partisë së Drejtësisë, degës së Gjilanit, kanë dhuruar gjak. Ata e kishin organizuar këtë aktivitet me moton "Dhuro gjak, shpëto jetë” në repartin e transfuzionit të Spitalit Regjional të Gjilanit.
“Dhurues ishin anëtarë dhe aktivistë të kësaj partie, e natyrisht nuk mungoi as kontributi i qytetarëve të këtij qyteti”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
njëra nga dhurueset ishte kryetarja e degës së Gjilanit të kësaj partie, Selvete Shurdhani.
"Pakëz kohë dhe kontribut nga ne, duke qenë të shëndetshëm, do të thotë shumë për dikë që lufton me jetën e ka nevojë për një dozë gjaku. Është prej veprave më humane që ne mund të bëjmë pa shumë mund", tha Shurdhani./Indeksonline/