Në Kllokot policia gjen pushkë dhe radiolidhje

Në bazë të urdhër-kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit mashkull shqiptar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike e llojit “SKS”, gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe dy radiolidhje të tipit “Midland Internacional” (të papërdorshme), njoftoi Policia e Kosovës, shkruan rajonipress.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar për në procedurë të rregullt./Indeksonline/