E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ne fazen e propozimit te kandidateve

Mazhoranca ne Lezhe eshte ende fazen e diskutimit te emrave qe do te kandidojne ne zgjedhjet lokale. Deri me tani eshte saktesuar vetem emri i GJoke Jakut kryetarit aktual te bashkise i cili do te kandidoje nen siglen e LSI-se i mbeshtetur nga i gjithe koalicioni. Kryetari i PD te rrethit te Lezhes Zef Gjoka deklaroi se emrat e propozuar do te kalojne ne kryesine e PD se Lezhes ndersa vendimi do te merret nga kryesia e PD-se.


Gjoka theksoi se nuk ka vend per pakenaqesi pasi minimalisht per cdo njesi vendore jane bere 5-6 propozime per kandidatura. Nderkohe deputetja e PD per qarkun e Lezhes Paulina Hoti ka deklaruar se ne rrethin e Kurbinit kane perfunduar perzgjedhja e kandidaturave per kater njesite vendore Lac Mamurras Milot dhe Fushe Kuqe. Hoti la te nenkuptoje se do te kete rikandidime nga drejtuesit aktuale vendor por pritet vendimi i kryesise se PD-se.
L.Kokaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›