Rama Nevojitet garanci per zgjedhjet e 8 majit

ATHIN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama mori dje pjese ne takimin e lidereve te Partise se Socialisteve Europiane PES. Ne kete takim ishin te pranishem kryeministri grek Georgios Papandreu kancelari austriak dhe kreu i social demokrateve austriake erner Faymann Martin Schulz Presidenti i grupit te PS-PD ne Parlamentin Europian dhe si dhe presidentin e PES-it Poul Nyrup Rasmussen.
Ne fjalen e mbajtur ne kete takim kreu i opozites shqiptare i njohu te pranishmit me situaten ne Shqiperi duke u ndalur dhe tek nje analize e krizes se gjithanshme qe ka mberthyer vendin. Sipas zyres se shtypit te PS-se Rama permendi rastet ne rritje te korrupsionit si dhe presionin dhe sulmet e mazhorances kunder institucioneve te pavarura ne vend.
Kryetari socialist u ndal po ashtu ne domosdoshmerine e gjetjes se nje zgjidhje te menjehershme per krizen qe po kalon vendi dhe tek hapat e ndermarra nga PS ne drejtim te gjetjes se kesaj zgjidhje. Ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme Rama nenvizoi serish nevojen e garancive qe keto zgjedhje nuk do te perseriten problemet dhe defektet qe u pane ne zgjedhjet e 2009 dhe qe shkaktuan krizen politike qe po kalon sot vendi - njofton zyra e shtypit e Partise Socialiste.