Fizikanet e Isa Qosjes

Tri vrasje nga tre te semure mendore ne nje sanatorium te drejtuar nga nje psikiatre. Viktimat e vrasjeve jane vete motrat medicinale qe prej kohesh kujdesen dhe jane vene ne sherbim te pacienteve. Pacientet gjate krejt kohes fillim e mbarim luajne me nofkat e tyre te identitetit te rrejshem pacienti me emrin Herbert Beutler beson se eshte Isak Njutoni dhe sillet si i tille. Ndersa pacienti tjeter Ernest Heinrich. Ernesti beson madje bind veten dhe te tjeret se eshte dora vete gjeniu Albert Ajnshtajni.
Pacienti i trete Joahan Mobius ka nje angazhim tjeter thote se vazhdimisht e viziton Mbreti Solomon madje te gjitha veprimet e tij i projekton dhe i ndermerr me urdhrat e Mbretit Solomon. Jane keto tri personazhet kryesore ne dramen Fizikanet te autorit Friedrich Durrenmatt me regji te Ise Qosjes dhene premiere kete jave ne Teatrin Kombetar te Kosoves.
Drama si tekst dramatik eshte thurur mbi nje natyre teresisht psikologjike te veprimit te personazheve jo normale ne rrethana jo normale. Qysh prej vitit 1962 kohe kur eshte shkruar Fizikanet mbetet tekst intrigues per shume regjisore gjithandej botes. Dimensioni psikologjik dhe bota e personazheve brenda nofkave te famshme perben elementin qenesor qe nxit kureshtjen imagjinaten dhe fantazine regjisoriale.
Ne versionin e inskenuar drama e ndare ne dy akte na vjen e shkurtuar dhe reduktuar deri ne ate mase sa qe nuk e lendon strukturen e vepres as rrefimin e as rrjedhen e natyrshme dramaturgjike ashtu sic e ka realizuar vete Durrenmatt. E angazhuar ne cilesine e dramaturges Seadet Beqiri duket se punen e saj e ka realizuat plotesisht konform nevojave dhe kerkesave regjisoriale ashtu sic u deshmua ne shfaqje. Pra me aq sa u pa nderhyrjet eventuale ne versionin integral te tekstit jane rrjedhoje e idese dhe konceptit te regjisorit.
Regjisori dhe profesori Ise Qosja pervec angazhimit ne kinema tash e shume vite identifikohet edhe me krijimtarine si regjisor teatri. Autor i nje numri te konsiderueshem shfaqjesh Qosja tashme ka shenjat e tij dalluese ne realizimet skenike. Me nje koncept regjisorial qe anon me shume kah teatri natyralist me idene e inkorporimit te elementit video pastaj edhe me perdorimin e fragmenteve te njejta muzikore ne pika te vecanta kulmore te shfaqjes Ise Qosja sikur gjen motiv te kjo autoresi regjisoriale. Keto elemente i gjejme edhe te shfaqjet e tij paraprake. Kujtojme shfaqjen Uuuhhh dhene premiere me 2008 brenda se ciles gjejme drite-hije te momenteve te vrasjes prapa perdeve te tejdukshme video-sekuenca po ashtu elemente te ndjeshme te situatave dhe veprimeve te personazheve.
Me Fizikanet ai na mundesoi ti lexojme rishtas shenjat dhe preferencat e tij ne punen si regjisor teatri. Per ata qe e kane percjell ne vazhdimesi krijimtarine e tij keto gjetje regjisoriale nuk jane te reja. Shfaqja e fundit mbetet nder me te realizuarat e tij.
Nje element i pashmangshem qe duhet vecuar eshte interpretimi i Luan Jahes ne rolin e Mobiusit. I njohur per shume role ne teater dhe film Jaha mbetet njeri nga ata aktore qe garanton cilesi ne interpretim sidomos ne rolet me kompleksitet te theksuar ose karaktere te vecanta qe kerkojne studim me te thelle dhe qasje me te ndryshme.
Tejet mbreselenese ishte paraqitja e Aurite Agushit ne rolin e doktoreshes dhe Meli Qenes ne rolin e kryeinfermieres.
Skenografia e realizuar nga Shqipe Kamberi mbetet ne nivelin e kerkesave regjisoriale per nje dekor skenik qe mbushe syrin dhe krijon imazh atmosfere.
Fizikanet nuk mund te merret si shfaqje per nje audience te zgjeruar dhe heterogjene. Kujtoj se kjo veper skenike me shume anon kah shfaqjet e dedikuara per nje audience me te perzgjedhur.
Autori eshte dramaturg dhe skenarist