E Diel, 1 Nëntor 2026

PD në sulm ndaj presidentit Topi: Po bën presion mbi Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të hapur gjatë ditëve të fundit ndaj presidentit Topi, të cilin e akuzon se po ushtron presion mbi Kolegjin Zgjedhor. I fundit që e ka përsëritur këtë akuzë ka qenë Sokol Olldashi në emisionin 5 Pyetje nga Babaramo.

Nuk ka asnjë presion mbi Kolegjin Zgjedhor as nga zoti Berisha, as nga ndonjë përfaqësues tjetër i mazhorancës. Ka pasur presione të forta mbi Kolegjin Zgjedhor, nga Presidenti i Republikës por jo nga ne. Presioni ka qënë në kuadër të funksionit të tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është në konflikt interesi me cështjen, Presidenti nuk duhet të ndërhyjë, për fat të keq iu dekonspirua edhe vota, deklaroi Olldashi.

Pak ditë më parë, të njëtën akuzë e bëri edhe deputeti tjetër i PD-së, Aldo Bumçi.

Këto sulme janë në vazhdën e atyre që PD ka ndërmarrë ndaj presidentit, ku ndër më të rëndit ishte publikimi i votës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›